Çuçi: Pseudokriza që duan çadristët
bëhet për bllokimin e reformës

Çuçi: Pseudokriza që duan çadristët<br />bëhet për bllokimin e reformës
Drejtuesi politik i PS në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi ka deklaruar se pseudokriza që duan të imponojnë çadristët bëhet për bllokimin e reformës në drejtësi.
 
Çuçi theksoi se në 18 qershor, shqiptarët duhet të zgjedhin mes partisë që garantoi se mund të bëjë shtet dhe që mund të bëjë vendin pjesë të BE, ose një partie e cila synon pengimin e procesit integrues të Shqipërisë. Duke iu referuar qendrimit të opozitës, ai tha se protesta ka qëllim të vetëm bllokimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
 
Nuk kemi thjesht një kundërshtar, kemi një grupim të së keqes e cila do ta mbajë peng Shqipërinë në të kaluarën e saj.
 
E gjithë pseudo kriza që duan të imponojnë çadristët dhe ata që marrin oksigjen në çadër ka vetëm një qëllim, qëllimi i vetëm është të frenojnë reformën në drejtësi.
 
Duan ta frenojnë reformën në drejtësi sepse nuk duan të japin llogari për mëkatet që i kanë bërë këtij vendi në 27 vite të tranzicionit
” u shpreh Cuçi.
 
Edhe kandidatët e tjerë për deputetë, gjatë fjalës së tyre apeluan qytetarët të votojnë në 18 qershor PS, si partia që do u sigurojë punë, mirëqenie dhe vijimin e projekteve transformuese.

dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut