Çudira nga Shqipëria/ Laçi me fanella 'të papërshtatshme', Kukësi fiton ndeshjen në tavolinë

Çudira nga Shqipëria/ Laçi me fanella 'të papërshtatshme', Kukësi fiton ndeshjen në tavolinë

Ekipi i vajzave të Kukësit

Superliga e femrave ka nisur rrugëtimin në Shqipëri. Një ngjarje aspak normale ka nisur qysh javën e parë, me Kukësin që ka fituar 3-0 në tavolinë me Laçin. Në kushtet kur skuadrat duhet të pajiseshin me bazën materiale nga FSHF, diçka e tillë nuk ka nodhur.

Vajzat e Laçit kishin fanella jo të rregullta, me delegatin e ndeshjes që ka njoftuar se dueli është fituar nga Kukësi në tavolinë. Janë verilindorët që kanë njoftuar fitoren, me Kukësin e femrave që rikthehet në fushë. Kujtojmë se Kukësi ka "huazuar" skuadrën e Murlanit të femrave që do garojë për llogari të Bluve. Me bazë në Shkodër, te Kukësi kanë gjetur një zgjidhje për të plotësuar kriterin e FSHF me një ekip femrash.

" Klubi i Kukësi njofton se sot ka nisur zyrtarisht rrugëtimin në Superiore ekipi i Kukësit për femra. Skuadra jonë ka pasur ndeshjen ndaj Laçit për femra, megjithatë ky takim nuk është zhvilluar. Pas paraqitjes së dy skuadrave në fushë, delegati i ndeshjes ka vënë re parregullsi në kriterin e uniformës te skuadra e Laçit dhe ka vendosur që të mos e lejojë zhvillimin e takimit, duke njoftuar klubin tonë për fitore në tavolinë me rezultatin 3-0. Klubi i Kukësit i ka siguruar ekipit të femrave se do të ketë mbështetjen maksimale për të arritur në rezultate pozitive. Dikur skuadra e Kukësit për femra arrinte deri në finalen e Kupës dhe nënkampione e Shqipërisë", njofton Kukësi.

S.DH/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën