Çudira shqiptare në basketboll, Vllaznia braktis ndeshjen kundër Teutës! Luan vetëm pjesën e parë

DURRËS - Ndeshja e tretë e gjysmëfinaleve play-off në basketbollin për meshkuj mes Teutës dhe Vllaznisë nuk ka përfunduar. Më saktë, në "Ramazan Njala" u luajt vetëm pjesa e parë dhe miqtë nga Shkodra pretenduan se tabela që mat kohën nuk ishte e saktë, duke u tërhequr nga ndeshja.

Krizë mosbesimi për rezultatin në fushë, nisur nga një tripikësh në fundin e periodës së dytë nga Memçaj i Teutës. Te Vllaznia pretendojnë se koha kishte përfunduar kur topi u hodh drejt koshit, teksa as ndërhyrja e zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Basketbollit nuk zgjidhi punë.

Në serinë e ndeshjeve mes tyre rezultati është 1-1 dhe dueli i tretë do i jepte më shumë zë skuadrës që ishte më pranë finales. Ndeshja Teuta - Vllaznia u ndërpre në shifrat 47-40, me Teutën që bën me dije se "Timeri" i Pallatit të Sportit "Ramazan Njala" është i certifikuar dhe janë luajtur ndeshje ndërkombëtare. Tanimë pritet që FSHB të marrë një vendim për këtë duel, me Vllazninë që u tërhoq nga parketi.

Njoftimi i plotë i Teutës (pa ndërhyrje):

Ndeshja e trete Teuta-Vllaznia u nderpre pas dy periodash ne shifrat 47-40. Ne fillimin e periodes se trete ekipi mysafir, ne menyre te pakuptimte ngre pretendime per mosfunksionimin e timerit ne tabelen e pikeve duke refuzuar ne menyre demonstrative rifutjen e ekipit ne loje.

Duam te veme ne dukje se pallati i sportit “Ramazan Njala” eshte i certifikuar, dhe ne te jane luajtur qindra ndeshje, madje dhe te BIBL, apo edhe vete 2 ndeshje me ekipin e Vllaznise gjate ketij sezoni (ku pretendime te tilla nuk jane ngritur).

 Pavaresisht negociatave tona per rifillimin e takimit ku u treguam te gatshem te pranonim edhe anullimin e 3-pikeshit te fundit te realizuar nga Memçaj ( i cili u pergezua nga vet trajneri i Vllaznise pas aksionit), mysafiret refuzuan te rikthehen ne parket. Ne ditet ne vijim pritet vendimi i Federates per vazhdimesine e takimit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Montreali: 05/05/2024 09:49

    Kjo dihet skuadra qe braktise lojen humbe ndeshjen ne tavolone plus denime te tjera......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pretendimi i Balliut: Gjekmarkajt i hipën sipër, policët e sulmuan në mënyrë kafshërore dhe humbi ndjenjat

Pretendimi i Balliut: Gjekmarkajt i hipën sipër, policët e sulmuan në mënyrë kafshërore dhe humbi ndjenjat