Gentian Stojku nuk është më trajneri i AF Elbasanit në Kategorinë e Dytë grupi B. 48-vjeçari nuk do drejtojë më ekipin e vendlindjes, paçka se kryeson renditjen dhe nuk ka asnjë humbje këtë sezon. I ulur në stolin e verdhebluve në 4 gushtin e 2021, Stojku drejtoi skuadrën në ngjitjen nga Kategoria e Tretë me asnjë humbje.
Tanimë edhe pse në krye të Kategorisë së Dytë dhe me katër ndeshje nga fundi i sezonit, Stojku është larguar nga stoli edhe pse me objektivin për t'u ngjitur në të Parën thuajse të arritur.
Me 48 pikë pas 18 javësh, Akademia e Futbollit Elbasani mban vendin e parë në renditje, dy pikë më shumë se Elbasani. Në karrierën e tij, Stojku ka drejtuar klube si Gramshi, Sopoti, Pogradeci, Erzeni, Tomori, Apolonia, Burreli apo edhe Tërbuni.