Mendja e të gjithë shqiptarëve sportdashës është në fazën play-off të Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Polonisë në Varshavë më 26 mars dhe një fitore do e dërgonte në finalen play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi.
Gjatë javëve të fundit stafi i Kombëtares ka shtuar intensitetin e punës dhe ndarjen e informacioneve për rivalët, teksa me interes është lista e futbollistëve që do të grumbullohen për këtë duel.
Një formë shumë të mirë me klubet e tyre po kalojnë Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi, dyshja që nuk është preferuar nga Sylvinho.
Në prag të grumbullimit, faqja e specializuar e tregut të futbollistëve 'Transfermarkt' ka përditësuar edhe vlerën e tyre. Futbollisti shqiptar me kartonin më të shtrenjtë rezulton Anis Mehmeti, sulmuesi anësor që në janar kaloi nga Bristol City te Ipswich po në Championshipin e Anglisë.
14 milionë euro duhet të paguajnë klubet e interesuara për të nëse duan ta afrojnë në ekip, por një gjë e tillë nuk është vlerësuar nga Sylvinho. Ka qenë pikërisht braziliani që e afroi Mehmetin në ekip gjatë marsit 2023 në ndeshjen kundër Polonisë, duke i dhënë tre paraqitje në fushë. Që prej qershorit të vitit 2023, Mehmeti nuk është preferuar nga Sylvinho paçka golave dhe paraqitjeve shumë të mira dhe 11 golave të këtij sezoni.
Në kanalet e komunikimit të shumtë janë tifozët që kërkojnë Mehmetin dhe Muçin në ekip, nisur kjo nga forma e mirë e tyre.
Në përditësimin e fundit të 'Transfermarkt', Mehmeti lë pas Kristjan Asllanin, Mirlind Dakun, Armando Brojën dhe Ernest Muçin. Pas tyre Ismajli, Berisha, Mitaj, Cristian Shpendi, Gjimshiti, Uzuni dhe Kumbulla.
Dymbëdhjetë futbollistët më të vlefshëm të Kombëtares sipas 'Transfermarkt'
Komente











Epo ata janë futbollistët që e kanë arritur me gjak suksesin e tyre dhe nuk paguajnë asnjë kacidhe tek ai që shet dhe blen çdo gjë në futbollin shqiptar: kreu i federatës së futbollit. Armando Duka është një bastexhi dhe nuk e do me të vërtetë futbollin shqiptar, ai është një bastard që nëse nuk e paguan nuk futesh në kombëtare se ai e di që e ka privatizuar kombëtaren shqiptare, turp.
PërgjigjuMua nuk me ben pershtypje sa kushtojne keta lojtare ne treg,apo sa gola kane bere ne ekipet e tyre ku luajne,por sa gola kane bere per Kombetaren.Ndoshta arsyeja qe nuk i merr mund te jete egoja e tyre e fryre nga vlera qe kane ne treg.Me mire nje lojtar i panjohur,nje /underdog/ por me pasion e etje per te bere gola,se sa nje lojtar qe mendon se mund te beje c'te doje thjesht pse eshte me i shtrenjti ne treg dhe qe mendon se gjithe skuadra duhet te vertitet rreth tij.
PërgjigjuNuk ndryshohen letrat fituese
PërgjigjuEshte e çuditshme me kete trajner, ben gjithmone te kunderten e asaj qe kerkon tifozeria, i vendos lojtaret ne vendet ku nuk jane rezultative etj. Une mendoj qe ne jemi ketu jo per merite te tij por fale aftesive te lojtareve tane. Besoj qe ka ardhur koha te largohet edhe nese nuk kualifikohemi dhe nese kualifikohemi
PërgjigjuEdhe ata lojtar qe I kemi ne forme sduan ti grumbullojn. Turp per Silvinjon dhe Armando Duken qe futbollin e shohin vec per interes monetar.
PërgjigjuNe fakt prej Silvinjos jemi te paret ne grup ne Euro 2024 ! Harrove?
Mehmeti&Muçi duhet te jene patjeter ne kombetare