Çuditë e Kuvendit/Deputeti i PD
që mori para për hotel në çadër 

Çuditë e Kuvendit/Deputeti i PD<br />që mori para për hotel në çadër 
Deputetë të Partisë Demokratike, gjatë ngujimit tremujor në çadrën e protestës para Kryeministrisë, kanë përfituar para publike për fjetje në hotel brenda vendit.

Përpos dietave, rimbursimit të shpenzimeve për telefon dhe parave për karburant, ligjvënësit e opozitës, gjatë bojkotit të Kuvendit, kanë marrë edhe para publike për fjetje në hotel.

Konkretisht, në muajin prill të këtij viti, kur grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte zhvendosur në çadrën para Kryeministrisë, deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj rezulton se ka marrë 36 000 lekë pagesë për fjetje në hotel.

Në kushtet kur vendimi nr. 114/2014, për mënyrën e trajtimit të deputetëve, parashikon pagesë për vlerën e hotelit deri në 3 000 lekë nata, për shërbime brenda vendit, deputetja duhet të ketë fjetur 12 herë, gjatë muajit prill me parë publike, në një kohë kur zonja ka qenë mjaft aktive në çadrën e protestës. Edhe gjatë muajit qershor, pra muajit zgjedhor, deputetja ka marrë 15 000 lekë po për këtë shërbim.

Gjatë muajit maj, në kohë kur opozita ishte e fokusuar tek kauza e çadrës, deputetja e PD, Arbiola Halimi ka marrë një pagesë prej 7 500 lekë për rimbursim (nuk specifikohet shërbimi), 31 355 lekë dieta, 4 349 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon.

Sipas dokumentacionit zyrtar që disponon Shqiptarja.com, zonja ka përfituar dieta dhe pagesa të tjera edhe gjatë muajve të mëparshëm. Ndërkaq, edhe deputetë të forcave të tjera politike, kryesisht të Partisë Socialiste, janë paguar nga paratë publike për fjetje në hotele brenda vendit.

Gjatë muaj prill 2017, deputetja Adelina Rista është paguar me 36 000, Andrea Marto ka shpenzuar 18 000 lekë, Arta Dade 18 000 lekë, Arjeta Alhysa 9 000 lekë, Luljeta Arapi 36 000, Mimoza Hafizi 3 000 lekë dhe Mira Shehu ka shpenzuar 36 000 lekë nga paratë publike për fjetje në hotel brenda vendit, për shërbime që lidhen me detyrën si ligjvënës.

Por, ndryshe nga deputetët e PS, të cilët mund ta justifikojë edhe formalisht fjetjen në hotel, nuk dihet se si deputetët e PD i kanë justifikuar këto pagesa, në kushtet kur Partia Demokratike, gjatë kësaj periudhe, kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me Parlamentin.

Gjithsesi, dokumentet konfirmojë se marrëdhëniet financiare me deputetëve të opozitës dhe Kuvendit kanë qenë më të forta se kurrë më parë.
Jashtë vendit

Për periudhën janar-korrik 2017, gjashtë deputetë kanë shpenzuar para publike për fjetje në hotele jashtë vendit, katër përfaqësues të opozitës dhe dy të Partisë Socialiste. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shpenzuar 336 USD për hotel jashtë vendit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka shpenzuar 1 140 USD, deputeti demokrat Gerti Bogdani ka shpenzuar 1 364 USD, deputetja Jozefina Topalli ka shpenzuar 956 USD, deputeti socialist Namik Dokle ka shpenzuar 746 USD dhe deputeti socialist Pandeli Majko ka shpenzuar 1 140 USD për hotel jashtë vendit.

Bilanci
Vetëm gjatë muajit prill të vitit 2017, deputetët e parlamentit shqiptar kanë shpenzuar 14 325 556 lekë nga paratë publike për dieta, telefon, karburant etj. Shumica e deputetëve kanë shpenzuar më shumë se sa 1 mijë USD për një muaj, pa llogaritur pagën bazë. Deputetët që kanë përfituar më shumë para gjatë këtij muaji janë Anila Agalliu 182 400 lekë, Edmond Leka 182 400 lekë, Gjovalin Bzhetaj 162 000 lekë, Eleina Qirici 162 000 lekë, Bujar Çela 152 650 lekë, Eduart Bejko 150 950 lekë, Edmond Zejno 147 550 lekë, Edmond Zejno 147 550 lekë, Anduel Xhindi 144 150, Gledion Rehovica 142 450 lekë, Xhevit Bushaj 140 750 lekë, Vangjel Tavo 139 050 lekë, Arben Ristani 135 650 lekë, Flamur Çelaj 135 650 lekë, Vangjel Dule 132 250 lekë, Gjergj Papa 132 250 lekë etj. 

Deputetët që fjetën në hotele brenda vendi me paratë publike
 
Mimoza Hajdarmataj, 36 000 lekë hotel në muaj prill, 15 000 lekë për muajin qershor. 
Adelina Rista, 36 000 lekë hotel brenda vendit, prill 2017.
Andrea Marto, 18 000 lekë hotel brenda vendit, prill 2017.
Arta Dade, 18 000 lekë hotel brenda vendit, prill 2017.
Arjeta Alhysa, 9 000 lekë, prill 2017.
Fatmir Toçi, 12 000 lekë, prill 2017.
Luljeta Arapi, 36 000 lekë hotel brenda vendit, prill 2017.
Mimoza Hafizi, 3 000 lekë, prill 2017.
Mira Shehu, 36 000 lekë hotel brenda vendit, prill 2017.
Ylli Ziçishti, 12 000 lekë hotel brenda vendit, prill 2017.
Dashamir Kamberi, 18 000 lekë hotel brenda vendit, shkurt 2017.
Eduard Shalsi, 3 000 lekë hotel brenda vendit, shkurt 2017.
Ulsi Manja, 36 000 lekë hotel brenda vendit, shkurt 2017.
Valentina Leskaj, 18 000 lekë hotel brenda vendit, shkurt 2017. 


Shpenzimet e deputetëve për fjetje në hotel jashtë vendit janar-korrik 2017
 

Edi Paloka, 336 USD, shpenzime për hotel jashtë vendit.
Fatmir Mediu, 1 140 USD, shpenzime për hotel jashtë vendit.
Gerti Bogdani, 1 364 USD, shpenzime për hotel jashtë vendit.
Jozefina Topalli, 956 USD, shpenzime për hotel jashtë vendit.
Namik Dokle, 746 USD, shpenzime për hotel jashtë vendit.
Pandeli Majko, 1 140 USD, shpenzime për hotel jashtë vendit.

Përfitimet e të gjithë deputetëve gjatë muajit prill 2017
 
Agron Çela, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Agron Duka, 48 214 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Adelina Rista, 188 650 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Albana Vokshi, 90 718 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Alban Zeneli, 57 000 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Albina Deda, 126 285 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Alfred Peza, 57 502 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Aldo Bumçi, 88 660 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Anastas Angjeli, 104 825 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Andrea Marto, 133 025 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Anila Agalliu, 182 400 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Antoneta Dhima, 139 050 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Anduel Xhindi, 144 150 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Arben Çuko, 142 450 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Arben Imami, 119 681 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Arben Ristani, 135 650 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Arbjola Halimi, 125 952 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Arta Dade, 134 504 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Artan Gaçi, 99 941 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Aqif Rakipi, 88 327 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Asllan Dogjani, 84 641 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Astrit Patozi, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Astrit Veliaj, 94 625 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Bashkim Fino, 77 400 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Bedri Hoxha, 123 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Bedri Mihaj, 94 625 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ben Blushi, 90 027 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Besnik Baraj, 75 516 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Blerina Gjylameti, 60 616 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Blendi Klosi, 106 239 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Bujar Derveni, 106 239 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Bujar Kllogjeri, 132 752 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Bujar Çela, 152 650 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Dashamir Peza, 105 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Dashamir Shehi, 84 641 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Dashamir Kamberi, 109 925 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Edi Paloka, 93 285 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Edlira Çekrezi, 169 302 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Edmond Spaho, 45 026 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Eduart Bejko, 150 950 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Eduard Halimi, 85 839 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Eduard Selami, 50 702 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Eduard Ndocaj, 51 035 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Eleina Qirici, 162 000 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Enkelejda Shkreli, 88 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Erion Braçe, 112 245 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ervin Bushati, 105 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Erjeta Alhysa, 105 541 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Evis Kushi, 64 302 për lekë dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Esmeralda Shkjau, 140 464 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Fatmir Mediu, 63 400 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Fatmir Toçi, 127 025 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Fidel Ylli, 99 725 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Flamur Noka, 94 625 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Florion Mima, 47 016 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Genc Pollo, 99 504 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Genc Ruli, 94 625 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gent Strazimiri, 89 239 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gentian Bejko, 143 864 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gerti Bogdani, 84 641 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gjergj Papa, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gjovalin Bzhetaj, 162 000 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gledion Rehovica, 142 450 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Gamoz Ruçi, 104 969 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Helidon Bushati, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Igli Cara, 123 464 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ilir Meta, 0 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ilir Xhakolli, 140 750 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ilirian Pendavinji, 63 800 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Irma Kopliku, 162 000 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Jorida Tabaku, 84 641 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Jozefina Topalli, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Kastriot Islami, 88 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Keltis Kruja, 122 266 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Klodiana Spahiu, 130 264 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Kozma Dashi, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Kejdi Mehmetaj, 84 641 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Liljana Elmazi, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Luan Duzha, 116 578 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Luan Rama, 136 152 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Luçiano Boçi, 125 952 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Luljeta Arapi, 182 352 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Majlinda Bregu, 50 016 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Mesila Doda, 107 911 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Mimoza Hafizi, 97 625 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Mimoza Hajdarmataj, 130 625 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Mira Shehu, 104 900 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Mirela Ferracaku, 137 350 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Mëhill Fufi, 146 685 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Monika Kryemadhi, 51 035 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Musa Ulqini, 98 527 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Myqerem Tafaj, 47 016 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Namik Kopliku, 113 325 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Namik Dokle, 99 439 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Nard Ndoka, 82 500 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Oerd Bylykbashi, 127 717 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Omer Mamo, 116 837 për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Pandeli Majko, 67 416 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Parid Cara, 47 016 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Paulin Sterkaj, 62 100 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Përparim Spahiu, 99 725 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Pirro Kapurani, 180 700 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Pirro Lutaj, 115 025 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Pjerin Ndreu, 86 341 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Rakip Suli, 105 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ridvan Bode, 94 625 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Robert Bitri, 150 950 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Roland Keta, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Sadri Abazi, 88 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Sali Berisha, 47 016 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Silva Caka, 115 025 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Shkëlqim Troplini, 131 964 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Shpëtim Idrizi, 48 426 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Spartak Braho, 93 770 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Tahir Muhedini, 105 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Taulant Balla, 63 452 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Tom Doshi, 74 000 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ulsi Manja, 118 425 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Valentina Leskaj, 55 626 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Vangjel Dule, 132 250 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Vangjel Tavo, 139 050 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Vasilika Hysi, 78 916 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Vexhi Muçmataj, 73 471 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Vladimir Kosta, 63 800 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Xhemal Qefalia, 105 041 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ylli Shehu, 86 341 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Ylli Ziçishti, 75 800 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Shkëlqim Cani, 104 825 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Edmond Leka, 182 400 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Dhurata Çupi, 94 625 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Flamur Çelaj, 135 650 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Edmond Zejno, 147 550 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Xhevit Bushaj, 140 750 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Petrit Gjoni, 139 885 lekë për dieta, telefon, karburant dhe fjetje.
Totali i shpenzimeve, 14 325 556 lekë.
 



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)