Çuditë e listës së zezë, nga
 prokurori i 21 Janarit te drejtorët e PS

Çuditë e listës së zezë, nga<br /> prokurori i 21 Janarit te drejtorët e PS
Dy javë pas rikonfirmimit për një mandat të dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama, ka iniciuar një Veting paralel në piramidën e administratës qendrore dhe lokale, duke mos kursyer as sistemin e drejtësisë.

Pasditen e djeshme, shefi i qeverisë ka publikuar një ‘listë zezë’, me emrat e 100 zyrtarëve të denoncuar nga qytetarë anonimë për praktika negative në zyrat e shtetit, duke prodhuar reagime të forta si dhe duke ngritur në të njëjtën kohë një pikëpyetje të madhe sa i takon ligjshmërisë së kësaj forme linçimi.

Raporti i publikuar nuk ka qoftë një referencë ligjore, ndërsa shkel hapur ligjin për privatësinë, bazuar edhe në një precedent të vitit 2014. Baza e listës është vetëm ‘qytetari dixhital’. Për rrjedhojë, lista e zezë, bazuar në mllefet dhe inatosjen e njerëzve të zakonshëm, ka prodhuar disa çudi interesante. Në listë nuk figuron asnjë nga emrat e gjyqtarëve, prokurorëve apo drejtorëve, të akuzuar për korrupsion apo të shndërruar në emblema të korrupsionit në Shqipëri, fakt ky që vë në dyshim besueshmërinë e listës.

Nga ana tjetër, emrat e denoncuar nga qytetarët e mërzitur, jo vetëm nuk përafrohen me perceptimin e përgjithshëm publik, por përkundrazi, rezultojnë si model të zbatimit të ligjit dhe të përballjes me presionet politike. Në listë është përfshirë prokurori Sokol Malaj, i cili ka firmosur urdhër-arrestet për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011. Në listën e zezë është përfshirë gjyqtari Fatos Qato, i cili nuk u lejua që të ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, për gjykimin e dosjes së 21 Janarit.

Gjithashtu, në listë është përfshirë prokurori Juljan Zonja, i cili posedon një pasuri krejtësisht modeste, ndërsa njihet për një raport korrekt me ligjin. Në raport figuron edhe një ish-drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama. Bëhet fjalë, Ermioni Çekani, e emëruar në krye të Zyrës Arsimore Kamëz, po për shkak të pozicionit që ka pasur në bashki. Po ashtu, mes 100 emrave të denoncuar është një rast i çuditshëm në Koplik. Drejtori i Ujësjellësit të Koplikut u emërua javën e kaluar, ditën e premte, por ka dalë në Listën e Zezë të kryeministrit vetëm pas 5 ditësh në krye të detyrës. Lekë Prela ka vetëm 5 ditë që është emërua në krye të Ujësjellës-Kanalizime Koplik. Nuk dihet se si mund të jetë kompromentuar kaq shpejt një drejtor, kur ende nuk ka njohur zyrën. 

Doktor Petrela
Një tjetër befasi e listës së zezë është përfshirja e doktor Mentor Petrelës, i denoncuar për praktika negative. Profesor Mentor Petrela është Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ndërsa u zgjodh në 2014 ndër 100 neurokirurgët më të mirë të botë. Emri i Petrelës, për shkak të respektit dhe reputacionit që gëzon, krijon dyshime të forta rreth listës. Në këtë listë janë edhe dy kandidatë për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 25 qershorit. Flamur Gjuzi ishte i treti në listën e LSI-së në Durrës, por nuk arriti të fitonte. Gjuzi ka qenë kreu i ALUIZNI-t prej vitit 2013 deri në vitin 2017. Ndërsa Ediola Braha ishte e dyta në listën Gjirokastrës, por edhe ajo nuk arriti që të fitonte. Pra, duket se lista nuk është selektive,  
Precedenti në 2014, lista e zezë cenon privatësinë 
Praktika e ndjekur nga grupi i punës, i cili prodhoi raportin që u publikua nga kryeministri Edi Rama, cenon privatësinë e personave të përfshirë në ‘listën e zezë’.

Në vitin 2014, Partia Demokratike krijoi një platformë elektronike, për të denoncuar largimet nga puna. Platforma është e njëjtë me këtë të qeverisë ‘Rama’, me ndryshimin se tashmë kërkohet denoncimi i praktikave negative në zyrat e shtetit. Asokohe, ish-kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, doli në konkluzionin se Partia Demokratike kishte shkelur ligjin për privatësinë e qytetarëve në faqen e saj online.

Përpos faqes së PD “Denonco largimet nga puna”, Çabej e shpalli të paligjshme edhe një nismë të Partisë Socialiste, për të shprehur interesin për punë.

“Dy partitë kryesore politike kanë në faqet e tyre online qëllime përtej nevojës. Ne do të nisim inspektimet që t’i fusim në kuadrin ligjorë PD-në dhe PS-në. Në të kundërt, ata do të dënohen me masa administrative si gjoba”, theksoi ish-kryekomisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë komisioneri aktual për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë