Pas deklaratës së bërë nga ish-kryeministri Berisha në rrjetin e tij social se drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli po mbrohet nga ministrja e kulturës për "dhunën" sipas tij të ushtruar ndaj gazetarit të ABC news ka ardhur dhe reagimi i vetë Çulit. 

"Po meqe je kaq i ndjeshem ndaj medias, harrove qe ti dhe horrat e tu keni rrahur djegur e vrare gazeta e gazetare! Apo kur i ben vete dhe i ke te gjitha me ze e figure nuk quhen, ndersa po ti serviri Shkullo yt i dashur quhen.Ate gazetarin e 21 janarit e harrove ! I Klanit ishte me duket.Kush e vrau Sali?"-shkran Çuli

Përmes një reagimi në facebook Çuli i kërkon me nota ironie ish kryeministrit Berisha një fakt ku vërtetohet se ai ka ushtruar dhunë mbi gazetarin. Ja çfarë shkruan drejtori i TK

"Saliu im i shtrenjte!
Goja jote e embel mjalte nuk i mban dot mufkat qe prodhon truri yt i rrudhur. Perseri me more nder goje. Po te prisja, pse u vonove? Si gangsteri me i ri ne kryeqytet, te lutem me shpirt i ndershmi Sali, te nxjerresh nje fakt, nje fakt te vetem qe gazetari eshte dhunuar. Apo po ta tha ABC-ja yte e dashur, ti ve doren ne zjarr qe eshte e vertete. Nje fare te drejte e ke, se sillen njesoj e servirni, te genjeshtert, vulgare, te turpshme. Po meqe je kaq i ndjeshem ndaj medias, harrove qe ti dhe horrat e tu keni rrahur djegur e vrare gazeta e gazetare! Apo kur i ben vete dhe i ke te gjitha me ze e figure nuk quhen, ndersa po ti serviri Shkullo yt i dashur quhen.Ate gazetarin e 21 janarit e harrove ! I Klanit ishte me duket.Kush e vrau Sali?

Apo e vrane me cadra pistolete shoket e tij demostrues! Po ate gazetarin e ABC ne ate kohe, Fatos Mahmutaj ne mos gaboj, kush e plagosi Sali? Me siguri thikat me helm. Saliu im i shtrenjte, shiko njehere se mos mbyllesh diku per ca kohe. Do te bente mire, me beso.Edhe pak dhe po se freskove trurin do te te marrin kalamajte me gure kur te dalesh nga shtepia, i shtrenjti im. Te perqafoj me mall. Je i shkelqyr. Mos harro, te pres ne Teater te shohesh "Tri
Motrat"

Ndërkohë që kryeministri Berisha postoi pak orë më parë një status ku akuzonte ministren për mbrojtjen sic e quan ai të drejtorit gangster

"Rama cakton ministren e kultures Kumbaro, avokate te drejtorit gangster te Teatrit!

Te dashur miq, me porosi te prere te Edi Rames, Ministrja e Kultures, Kumbaro deklaroi sot ne parlament se gazetari i ABC Neës, Eni Shehu, grushtat dhe shqelmat e drejtorit gangester te Teatrit Kombetar, Hervin Çuli, i hengri si spektator dhe jo si gazetar.

Sipas kesaj logjike drejtori i Teatrit paska te drejte te grushtoj dhe shqelmoj spektatoret?!! Te perligjesh nje akt te tille te pashembullt ne nje institucion si Teatri Kombetar, tregon se je personi me i gabuar ne ate detyre, se nuk ke asnje lidhje me kulturen dhe se dashje ose padashje ndan me drejtorin vagabond e kumarxhi te papermbajtur, moralin e tij. Por Rama, qe vet rrifet me grushta dhe shqelma me te tjeret, zgjedhe M. Kumbaro aspak rastesisht per ti bere avokatine Çulit te tij, sepse i vellai i Ministres ndan ne Teater shumicen e fondeve me drejtorin e dajakut. Keta jane turpi i dheut!
"-shkruan Berisha

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)