Çupi: Prokuroria e Tiranës, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive të Erion Veliajt

Deputetja e partisë Demokratike Dhurata Çupi në një deklaratë për shtyp ka theksuar se vendimi për mbylljen e një dosje së pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private "Fusha" është një nga treguesit e dështimit të reformës në drejtësi. 

Ajo është shprehur se drejtësia është nën kontroll politik, pas edhe dosjes abuzuese të pishave në autostradë në ngarkim sërish të Erion Veliajt dhe kompanisë Fusha.

"Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumenta të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.
Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët"
, ka thënë ajo.

Çupi ka shtuar se fatura e hotelit të paguar nga Fusha për nënkryetarin e bashkisë 908 euro nata nuk është mohuar nga Bashkia e Tiranës.

"Bashkia e Erion Veliajt gënjeu hapur, duke thënë se kompania kishte paguar për shpenzimet e udhëtimit, meqë ishte e përfshirë në çmimin për sheshin Skënderbej në Barcelonë! Një supermashtrim!", ka thënë ajo.

Partia Demokratike bëri publik dokumentat që vërtetuan se Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn bëri tender 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë me paratë e buxhetit të Bashkisë dhe jo të Fushës.

Sipas deputetes, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur edhe çështjen e pishave 12 milionë lekë copa, që Erion Veliaj me kompaninë "Fusha" blenë për dekorimin e autostradës.

Edhe pas reformës në drejtësi, edhe pas vetingut, edhe pas të ashtuquajturve ligje KÇK, pushtetarët janë të paprekshëm, korrupsioni në nivele të larta të qeverisë dhe të pushtetit është i paprekshëm!

Kush pyet pse prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve dhe të oligarkëve të korruptuar përgjigjen e merr tek paratë që ata dajnë me pushtetin", tha ajo.

Deputetja thekson se Shoqëria Fusha ka marrë mbi 110 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës, 40 milionë prej të cilave nga Bashkia e Tiranës.

Ajo ka shtuar se vendi duhet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme për të Për të shpëtuar nga kjo e keqeja që ka kapur sistemin e drejtësisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë