Curri: Shqipëria shkon në Francë

Curri: Shqipëria shkon në Francë
E nisi në Prishtinë, për të vazhduar në Ukrainë, bëri karriere edhe në Turqi, aktualisht është pjesë e futbollit të Shqipërisë.

Ky është mesfushori nga Kosova, Debatik Curri, i cili po luan sezon e tij të parë tek Tirana, skuadër që kjo që është në rrugë të mirë të shpallet kampione.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, të shtunën ishte mysafir i Currit dhe klubit të tij, në Fushë Krujë, në ndeshjen Tirana-Elbasani, ndeshje në të cilën Curri nuk luajti për shkak se vuante dënimin e kartonëve.

Anëtari i Kombëtares shqiptare, në intervistën për KosovaPress, është shprehur i lumtur që luan sezonin e parë në futbollin shqiptar. Ai tha se është i kënaqur që është pjesë e klubit të famshëm shqiptar, Tirana.

Curri mendon se Tirana ka pasur rezultate dhe paraqitje të mira në këtë kampionat, derisa ai beson se Tirana në fund të sezonit do ta feston titullin e kampionit.

“Them të drejtën jam shumë i kënaqur si për kushte si për klubin, kemi marrë rezultate shumë të mira dhe besojmë se jemi me meritë në vendin e parë. Besoj se jemi në rrugën e duhur që të bëhemi kampion. Mendoj që po jap maksimumin në çdo ndeshje dhe besoj se ndeshje pas ndeshje do e fitoj edhe më shumë formën fizike, e besoj se do të bëjë ndeshje edhe më të mira”, ka thënë Curri.

Ai ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare, me theks të veçantë për sfidën e radhës kundër Armenisë. Kuqezinjtë më 29 mars do të përballen me Armeninë, në kuadër të takimeve kualifikuese për EURO 2016.

Mesfushori prishtinas mendon se ndeshja e radhës është tejet e rëndësishme për ekipin shqiptar, madje sipas tij, një nga takimet më të rëndësishme.

Ai beson se Shqipëria do të merre pikët e plota nga ky duel, e që sipas Currit, do të ishte edhe një hap i madh në garën për kualifikimi në Franca 2016. Curri thotë se Shqipëria ka potencial që të jetë pjesë e evropianit të ardhshëm.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe mendoj se një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni dhe besoj se me fitoren me Armeninë rrisim shanset që të shkojmë në Francë dhe besoj se do të fitojmë patjetër ndaj Armenisë. Besoj se po kanë pru shumë element të rinj, e besoj se jemi një grup shumë i mirë. Kemi potencial ta përfaqësojmë Shqipërinë në Francë”, ka theksuar Curri.

Ai ka folur edhe për vendimin që do të vjen nga gjykata e arbitrazhit lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri, takim ky që ishte ndërprerë për shkak se serbet kishin sulmuar kuqezinjtë.

Curri shpreson se vendimi do të jetë në favor te Shqipërisë, sepse sipas tij, kuqezinjtë i meritojnë pikët e plota nga ajo ndeshje.

Ai thotë trepikëshi i mundshëm nga gjykata e arbitrazhit, do të rriste mjaft shumë gjasat për kualifikim në EURO 2016.

“Nuk e di çfarë të them, nuk presim edhe shumë, sepse të gjithë prisnin edhe nga vendimi i UEFA-së, por është e mirë që gjykata e arbitrazhit nuk është e pjesë e UEFA-së. Mendoj se do t’ia jep të drejtën atij ekipi i cili i meriton pikët, dhe unë mendoj se Shqipëria i ka merituar tri pikët qysh në atë ndeshje, sepse kemi vuajtur shumë në atë ndeshje si nga ana e organizimit, si nga koret fashiste që i kanë bërë serbet. Mendoj se i meritojmë tri pikët në atë ndeshje, dhe po të na japin ato tri pikë, rrisim shumë gjasat që të kualifikohemi”, ka pohuar Curri.

Pas një karrierë të bujshme, tashmë Debatiku e mendon edhe pensionimin. Curri dëshiron që karrierën ta mbyll tek FC Prishtina, aty ku edhe e kishte nisur karrierën.

Marrë nga KosovaPress

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni