Për Shqipërinë është i rëndësishëm miratimi i reformes në drejtësi, si një ndër hapat e fundit për të arritur integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo ishte deklarata e Ambasadorit Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo gjatë festimeve të 70-vjetorit të Republikës së Italisë.
 
"Për të gjitha vendet që janë kandidate për në Bashkimin Evropian është e rëndësishme kryerja e reformave. Sidomos për Shqipërinë është i rëndësishëm miratimi i reformës në drejtësi, si një ndër hapat e fundit për të arritur integrimin në Bashkimin Evropian. Siç dihet, është një udhëtim i vështirë drejt BE-së, por Shqipëria besoj që do t’ia dalë deri në fund të rrugës", shpreht Cutillo.
 
 
Ndërsa, në lidhje me përgjimet, Ambasadori Italian tha është një hetim që i përket policisë Shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet italiane.
 
"Përsa i përket çështjes së përgjimeve, mund t’ ju them se unë kam takime të shpeshta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Shtetit Shqiptar dhe një ndër to është edhe prokurori i përgjithshëm. Kam zhvilluar një bisedë me të dhe nuk mund të shtoj asgjë më tepër nga çfarë ai ka thënë, i cili është një hetim që i përket policisë Shqiptare dhe nuk ka lidhje me autoritetet Italiane", u shpreh ai.
 
70-vjetori i Republikes Italiane është festuar edhe në qytetin e Shkodrës. Aktiviteti për këtë përvjetor u zhvillua në Konsullatën Italiane në Shkodër. Në festën e përvitshme ishin të ftuar autoritetetet vendore dhe qëndrore, si edhe përfaqësues të Klerit dhe Shoqerise Civile.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)