Cutillo: Reforma në Drejtësi do
tërheqë shumë investues italianë

Cutillo: Reforma në Drejtësi do<br />tërheqë shumë investues italianë<br>
Në Tiranë po zhvillohet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Në vendin tonë kanë ardhur 200 sipërmarrje italiane, ndërsa ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se Reforma në Drejtësi do të tërheqë më shumë investues. “Reforma presim që të tërheq më shumë investues.

Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do tëmbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet
” deklaroi ai.

Nga ana e tij, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se Shqipëria e sotme është ajo e mundësive për sipërmarrjen italiane, duke shtuar se katër vitet e ardhshme do të shënojnë sërish rritje të PPB. Duke ftuar investitorët të vijnë në vendin tonë, Ahmetaj tha se Shqipëria përfaqëson një treg interesant për investimet e huaja.

Në 20 vite Shqipëria nuk është më ajo e frikës, por është Shqipëria e mundësive për sipërmarrjen italiane. Katër vitet e fundit vendi ka kaluar në një proces të vështirë të reformave. Katër vitet e ardhshme do rritemi me një mesatare deri në 5.5 dhe të arrijmë në 6% të PPB. Performanca e eksporteve, veçanërisht ajo e shërbimeve, është tregues i rëndësishëm sa i takon pozicioni konkurrues të shqiptarëve. Eksportet e veshmbathjeve, këpucëve, janë rritur.

Ecuria e investimeve të huaja direkte është një tjetër element i rëndësishëm. Është vendi i dytë në rajon, pas Malit të Zi, me peshën në përqindjen e PPB. Punësimi vitet e fundit është rritur me 14%, kjo është kontribut i rritjes ekonomike dhe bizneseve të reja të hapura.

Shkalla e papunësisë ka vijuar trendin rënës, ku në tremujorin e fundit të 2017 ka arritur në 13.6%, nga rreth 17% që ishte kur morëm mandatin. Reforma në Drejtësi dhe reformat e tjera janë kryefjala e kësaj qeverie.

Prezenca dhe kontributi i Italisë mbeten primare. Shqipëria është vendi me hapin më të madh kulturor drejt Italisë. Shqipëria për Italinë është porta hyrëse në Ballkan, rajon. Ndonëse një ekonomi e vogël, Shqipëria përfaqëson një treg interesant për investimet e huaja. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas