Cutrone fundos Interin, Milan në
gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Cutrone fundos Interin, Milan në<br />gjysmëfinale të Kupës së Italisë<br>
Milani fiton derbin ndaj Interit 1-0 pas kohëve shtesë dhe është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë ku do të përballet me Lazion. Derbi i Kupës dhuroi emocione dhe u vendos nga një gol i Cutrone në kohën shtesë në minutën e 104-të.

Ka qënë një fitore e merituar për skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso pasi ishte Milani skuadra më e rrezikshme gjatë gjithë ndeshjes. Pavarësisht se 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan pa gola rastet nuk munguan, Milani dy herë me Bonaventurën dhe një traversë të Suso u shfaq i rrezikshëm.

Edhe Interi i pati rastet me Joao Mario dhe dy raste për Perisic.Gattuso i gezohet fitores por tani kërkon fitoren në kampionat duke u shprehur se skuadra ka cilësi. Ndërsa për teknikun e Interit skuadra e tij po kalon një problem psikologjik dhe e ka humbur besimin.

Në Premier League Manchester City është e pandalshme dhe arrin fitoren e 18-të radhazi. Djemtë e Guardiolës fituan mbrëmjen e djeshme ndaj Newcastle United 1-0 falë një goli të shënuar nga Sterling në pjesën e parë.

Pas 20 javësh City ka arritur 19 fitore dhe një barazim duke siguruar 58 pikë dhe shkon në 15 pikë avantazh ndaj United të vendit të dytë.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal