TIRANE - Kryeministri Berisha nuk ka bërë asnjë ndryshim nga paraardhësit e tij teksa ke bërë një “remont” të plotë të tërë jetëshkrimit të tij që nga momentin i angazhimit në politikë me Partinë e Punës e deri te ditëlindja, por dhe s’përmend as liderin e dhjetorit Azem Hajdari. Në fletëpalosjen e vitit ‘91 e ‘92 Berisha deklaronte se ka lindur më 1 gusht 1944.
Më ‘93 e ndryshoi ditëlindjen me 15 tetor 1944. Për të qënë korrektë po bëjmë një krahasim mes CV zyrtare të kryeministrit Berisha të vitit 1996 dhe 2013 të marrë në faqen zyrtare të fushatës elektorale të PD, ku me një shikim të thjeshtë shihet se ai fsheh angazhimin në PPSH, raportin me Ramiz Alinë e personalizon arritjen e pluralizmit politik në Shqipëri, krijimin e PD, ku nuk përmendet Hajdari.
Kështu, në CV e vitit 1996 Berisha përmend faktin se u pranua në PPSH më 1971, kurse në CV e 2013 s’përmendet fare angazhimi në PPSH. Në CV e vitit 1996 s’ka ndonjë cilësim të tij për “fillimin e viteve 90” kurse në CV e 2013 shkruhet “Në fillim të viteve ‘90, z.Berisha ishte dalluar si një nga protagonistët e lëvizjes për pluralizëm në Shqipëri”.
Në CV e vitit ‘96 thuhej se me vdekjen e diktatorit Hoxha Berisha shpresoi se pasuesi i tij Ramiz Alia do hiqte dorë nga vija e ashpër e do inkurajonte ndryshimin. Por ashtu si shumë intelektualë, student dhe punëtorë të rinj ai u zhgënjye kur këto pritje nuk u realizuan”.
Në CV e 2013 hiqet emri i Alisë, hiqen intelektualët, studentët, rinia, punëtorët dhe personalizohet qëndrimi politik duke shkruar “me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha më 1985, Sali Berisha shpresonte se sistemi komunist do lëkundej. Por s’ndodhi kështu, pasardhësi i diktatorit vazhdoi kursin e tij”.
Më 1996 shkruan “më 1989 Berisha dhe avokatët e reformave u bënë më aktivë në thirrjet për ndryshim në Shqipëri”, kurse më 2013 e personalizon qëndrimin duke shkruar “kur në vitin 1989 lindja nisi të braktiste komunizmin, Berisha e kuptoi se kjo erë ndryshimi duhej të frynte edhe në Shqipëri”.
Më ‘96 shkruhej se në një intervistë për TVSH në tetor 1989 ai i kërkoi regjimit të iniciojë një program liberalizimi të gjerë, por autoritetet refuzuan ta japin intervistën. Kurse më 2013 shprehet se “në një intervistë për gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, që u botua dhe në shtypin ndërkombëtar, Berisha kërkoi që të merrnin fund barrierat ndaj lirisë që shqiptarëve t’u garantohej e drejta të udhëtonin brenda dhe jashtë vendit”.
Më 1996 shkruan se në takimin me Ramiz Alinë në gusht ‘90 i kërkoi të hiqet monopoli i PPSH, sanksionimin e një kushtetute të re dhe heqjen e të gjitha busteve të Stalinit, të dhëna që s’rezultojnë në zbardhjen reale të bisedës së takimit me intelektualët. Gjithsesi ai e mbron këtë qëndrim edhe më 2013, megjithëse është provuar dhjetëra herë se nuk është i saktë.
Më 1996 nuk përmendet “fakti” që cilësohet me 2013 se Berisha “u bashkua që ditën e parë me demostratat e studentëve, që detyruan qeverinë të miratonte krijimin e një sistemi shumëpartiak”, përkundrazi më 1996 ia njeh meritën e pluralizmit studentëve. Në CV 2013 thuhet se Berisha u bë drejtuesi i PD e u zgjodh kryetar i saj në shkurt të vitit 1991, në kongresin e parë të PD.
Në 1996 thuhet se u zgjodh “formalisht” në shkurt 1991, ndërsa s’bëhet fjalë për Kongres. Kongresi i Parë është mbajtur në shtator 1991 dhe jo në shkurt 1991, pra 7 muaj më vonë. Në CV 2013 nuk përmenden fare zgjedhjet e vitit 1991, por vetëm të vitit 1992, ku thuhet se Berisha “u zgjodh Presidenti i parë i shtetit post-komunist”.
Në fakt presidenti i parë ishte Ramiz Alia zgjedhur më 1991 ku vetë Berisha mori pjesë në votim. Berisha ishte presidenti idytë. Më 2013 thuhet se “në vitin ’97, menjëherë pas revoltave të organizuara nga ish-komunistët, të cilët përfituan nga rënia e skemave mashtruese piramidale, Berisha dha dorëheqjen nga Zyra e Presidentit, dhe PD kaloi në opozite”.
Në fakt ai s’dha dorëheqje pas protestave, por në kulmin e tyre u rizgjodh president. Ai dha dorëheqje pas zgjedhjeve parlamentare të cilit i humbi thellë, me argumentin se nuk bashkëpunon me qeverinë e majtë ku ministër ishin edhe Arben Imami, Kastriot Islami e Lufter Xhuveli sot deputetë të tij.
Interesant qe nuk përmendet në CV fakti së është rizgjedhur kryetar i PD me 1997, 1999, 2004, 2009, duke qënë se çdo lider tjetër në botë e përfshin si pjesë të CV-së.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD, himn të kënduar nga "Elita 5"