CV e përsosur pune, ja disa gjëra që nuk duhet ti përfshini kurrë

CV e përsosur pune, ja disa gjëra që nuk duhet ti përfshini kurrë

Menaxherët e punësimit marrin një numër të madh CV për një pozicion pune. Por nese duhet të kemi një CV sa më të rregullt ku përfshihen vetëm kualifikimet, duhet ti përmbahemi disa rregullave.
Janë disa gjëra të cilat nuk duhet t’i përfshini kurrë  në CV tuaj, hidhini një sy listës së mëposhtme.

Përvojat e punës jo të përshtatshme
Ju mund të keni qenë mjeshtër për të bërë kafen, dhe këtë punë e keni bërë kur keni qenë student. Sigurohuni që mos ta shënoni në CV tuaj pasi edhe puna juaj që keni bërë më parë duhet të përshtatet disi me punën që po aplikoni.

Hobi juaj
Askujt nuk i intereson. Nëse nuk është e rëndësishme për punën që ju po aplikoni, kjo është një humbje e hapësirës dhe një humbje kohe për kompaninë.

Mos e mbushni tekstin plot
Përpiquni që CV tuaj të mos e mbushni plot e përplot duke shkruar. Shkruani qartë dhe shkurt, duke u përpjekur të lini dhe hapësira boshe në faqen e parë.

Referencat
Nëse punëdhënësit tuaj duan të flasin për referencat tuaja  ata mund t’ju pyesin vetë.  Nëse shkruan “referencat sipas kërkesës” në pjesën e poshtme të CV-së tënde, thjesht po harxhoni kohë.

Kujdesin cilën vetë përdorni
Mos shkruaj CV-në tuaj në vetën e tretë ose të parë. Është e kuptueshme që çdo gjë në CV tuaj është për ju dhe për përvojat tuaja.

Mos përdorni kohën e tashme për punën që ju keni kaluar më parë
Asnjëherë mos e përshkruani përvojën e kaluar të punës duke përdorur kohën e tashme. Vetëm puna juaj e tanishme duhet të shkruhet në kohën e tashme, e shkuara është e shkuar.

Emrin e shefit tuaj
Përpiquni të mos shkruani emrin e shefit tuaj në CV nëse nuk jeni në rregull me punëdhënësin tuaj potencial. Ju mund të shkruani emrin e shefit tuaj vetëm kur ai mund të jetë shumë njeri i rëndësishëm ose tepër mbresëlënës.

Jo mendime, fakte
Mos u mundoni të shisni veten duke përdorur të gjitha llojet e fjalëve subjektive për të përshkruar veten. “Unë jam një komunikues i shkëlqyer” ose “shumë i organizuar dhe i motivuar” janë mendime për veten dhe jo domosdoshmërish të vërteta. Scan

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus