CV-ja/Kush është drejtori i ri i
SHISH 46-vjeçari Helidon Bendo

CV-ja/Kush është drejtori i ri i<br />SHISH 46-vjeçari Helidon Bendo<br>
Helidon Bendo është pasuesi i Visho Ajazi Likës në krye të SHISH, por si drejtor i ri. Emri i tij iu propozua presidentit Ilir Meta nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar mesditën e sotme.

Helidon Bendo ka mbajtur deryrën e zv/drejtorit të SHISH, i emëruar në prill të vitit 2016 me dekret të ish-presidentit Bujar Nishani. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Sipas CV të publikuar në faqen e SHISH, Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Në CV-në e tij Helidon Bendo ka shkruar gjithashtu se i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.
helidon bendo
(Helidon Bendo drejtori i ri i SHISH)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Të gjitha në një orar, Superliga e futbollit luan sot aktin e 34-t

Të gjitha në një orar, Superliga e futbollit luan sot aktin e 34-t