Një arbitër gjerman i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij në fushën e lojës. Në ndeshjen mes Freiburg dhe Këln dëbora ‘pushtoi’ fushën, por kjo nuk e pengoi arbitrin të vijonte punën e tij pa asnjë problem.

Ai e ka gjetur pikën e penalltisë, duke e matur vetë distancën me hapa. Kjo ka befasuar tifozët, por edhe vetë lojtarët, ndërsa sfida u mbyll me fitoren e Freiburg, me rezultatin 4-3.

Acari ka përfshirë Gjermaninë prej ditësh, ku dëbora ka zbardhur disa qytete, i zhvendosur edhe në vende tjera, si Itali dhe Angli. 

gjermani
(Gjyqtari duke matur hapësirën me hapa)

d.c./shqiptarja.com