30 familje të fshatit të thellë malor të Sopotit në Përrenjas, janë totalisht të izoluar nga dëbora. Ata kanë dhënë alarmin SOS duke i kërkuar ndihmë pushtetit vendor dhe qeverisë. Por bashkia Përrenjas duket se e ka të pamundur të çajë dëborën për të mbërritur atje.
Ndaj kryebashkiakja Rira ka kërkuar ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë sot shtabi i emergjencave ka shpërndarë bazë ushqimore për 100 krerë bagëti.
“Në zonat e thella të Bashkisë së Prrenjasit, Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit me urdhër të kryetares së Bashkisë, Miranda Rira kanë nisur operacionet e shpërndarjes së ndihmave në ushqime për bagëtinë, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për 30 familje që ndodhen në zonën më të thellë të Sopotit dhe që janë pa rezerva ushqimore. Këtë të enjte u shpërnda një sasi ushqimore për 100 krerë bagëti që kishin mbetur pa ushqim, shtabi i emergjencës ka qenë në vendngjarje dhe ka komunikuar me banorët. Rastet e emergjencave shëndetësore kanë qenë të paktë, me përjashtim të rastit të familjes Bojka, që e sëmura mundi të shpëtojë, pasi u dërgua me shpejtësi në spital dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekeve”, shkruan bashkia Përrenjas.
/Shqiptarja.com

e.gj/Shqiptarja.com