Dëbora në Kukës, Noka: Qeveria
e ka lënë pas dore, po e ndëshkon

Dëbora në Kukës, Noka: Qeveria<br />e ka lënë pas dore, po e ndëshkon
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, deklaroi nga Kukësi se qeveria nuk u angazhua për përballimin  e situatës emergjente në verilindje duke mos akorduar asnjë fond.
 
Sipas Nokës, situata e shkaktuar nga reshjet e dëborës, ku shumë fshatra në Kukës janë shoqëruar me mungesë energjie apo edhe janë izoluar  ka treguar se qeveria e ka lënë këtë qark pas dore, duke e ndëshkuar.
 
“Kjo është treguar nga mungesa e ndërhyrjes për zhbllokimin e rrugëve komunale, për të cilat njësitë vendore nuk kanë pasur fonde për këtë qëllim” tha  deputetit demokrat Flamur Noka.
 
Në të njëjtën linjë me Nokën, ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati, i cili ka deklaruar se rrugët e qytetit të Kukësit janë në gjendje skandaloze, pasi askush nuk ka ndërhyrë për pastrimin e rrugëve nga dëbora.
 
Këto deklarata ish-ministri i Brendshëm i bëri pas një takimi të mbajtur në Kukës, në 24 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Kukës.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)