Kjo është dëftesa me notat e gjimnazit të Mirela Rukos, vajza studente që sulmoi me salcë ministren Lindita Nikolla, si një akt kundër reformës në Arsimin e Lartë, ku grupimi ku ajo bën pjesë ka qenë dhe më i ashpri kundër këtij ligji.
 
Pa u ndalur tek mangësitë e kësaj reforme dhe kriteret e pranimit e mospranimit në universitet që duhen rishikuar, por duke marrë shkas nga shitja si model i kësaj studentje që proteston për arsimin e lartë, kemi sjellë dëftesën me notat e saj nga gjimnazi i fshatit, ku siç shihet Mirela nuk ka mundur dot të jetë as e para e fshatit si nxënëse e mirë, duke qenë poshtë mesatares.
 
Mirela, ku e vetmja 10 që shkëlqen gjatë gjimnazit është ajo në Edukim Fizik, ndërsa mbiztorojnë notat kaluese, po përpiqet të dalë si e para e qytetit në debatin për arsimin./ Pasqyre.al

Mirela  ruko
d.b/shqiptarja.com