Bosnje - Përmbytjet që përfshinë Ballkanin ditët e fundit, të cilat janë më të rëndat prej më shumë se një shekull, patën pasoja katastrofike për Bosnjen.
Ministri i jashtëm i Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për shtyp deklaroi se rreth ¼ e popullësisë së Bonjes prej 4 milionë banorësh ka mbetur pa ujë.
Zlatko Lagumdzija u shpreh se shkatërrimi që lanë pas përmbytjet ishte i tmerrshëm dhe mund të krahasohet me luftën e Bosnjes në vitet 1992-’95, dëmet e shkaktuara nuk janë më të pakta se ato që shkaktoi lufta.
Ai tha se më shumë së 100 mijë shtëpi e ndërtesa të tjera kanë dalë jashtë përdorimit dhe infrastruktura rrugore ishte shumë e dëmtuar.
Zyrtarët në Bosnje Hercegovinë thonë se deri tani bilanci i viktimave nga përmbytjet është 13, por ekspertët thonë se numri do të rritet kur uji të tërhiqet.
Zyrtarët e mbrojtjes civile u shprehën se më shumë se 500 mijë banorë ishin evakuuar apo kishin braktisur shtëpitë e tyre. Helikopterë nga BE, Rusia dhe SHBA kanë ndihmuar për evakuuimin e banorëve nga zonat e prekura.
Verilindja e Bosnjes raportohet se është zona më e prekur me shtëpi, rrugë dhe linja hekurudhore të përmbytura.
Metereologët thonë se përmbytjet në rajon do të zgjasin të paktën edhe një javë dhe në disa zona situata mund të përkeqësohet.
Redaksia Online
(Gre.M/Fi/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com