Qeveria e Gjermanisë ka refuzuar kërkesën e Polonisë për një dëmshpërblim prej 766 miliardë paund për sa i përket dëmeve që Gjermania i ka shkaktuar Polonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas Gjermanisë çështja e dëmshpërblimit për demet e luftës është zgjidhur në vitin 1953, ku sipas zëdhënësit të qeverisë Gjermane, Stefen Seibert, deklaroi se: “ Polonia e ka marrë një vendim obligues në gusht të vitit 1953, për tërheqjen e kërkesave për reparacione të mëtejshme të luftës. Rrjedhimisht kjo është zgjidhur juridikisht dhe politikisht”.
Sipas Seibert Gjermani i ka paguar “reparacione të konsiderueshme për dëmet e luftës Polonisë”.
Në vitin 1953 liderët komunist të shtetit polak kishin nënshkruar një marrëveshje, me anë të të cilës hiqnin dorë nga kërkesa për dëmshpërblim për dëmet e Luftës së Dytë Botërore, të shkaktuara nga Gjermania.
Marrëveshja e 1953 është hedhur poshtë nga qeveria konservatore dhe nacionaliste e Polonisë, me argumentin se kjo marrëveshje ishte nënshkruar nën urdhrat e ish- Bashkimit Sovjetik.
Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com
/Shqiptarja.com