Pas përmbytjeve të mijëra banesave dhe qindra hektarë tokë, tashmë ka nisur puna për vlerësimin e dëmeve. Vlerësuesit nga Emergjencat Civile, prefektura dhe drejtoritë e bujqësisë kanë filluar të shkojnë zonat e Novoselës dhe fshatrat e Fierit, për të parë dëmet dhe llogaritur vlerën e tyre.

Emergjencat civile bëjnë me dije për Report TV se do dëmshpërblehet çdo gjë e shkatërruar. Kjo do të thotë se nëse ju janë dëmtuar orenditë shtëpiake, atëherë do merrni orendei të tjera ose lek për ti blerë ato.

Në rastin e bagëtive ato do zëvendësohen me bagëti të tjera. Të gjithë qytetarët nuk duhet ti largojnë pajisjet e dëmtuara apo çdo gjë tjetër, pasi ato do vlerësohen dhe do përllogaritet dëmi.

Edhe për shtëpitë që janë të përmbytura do të ketë dëmshpërblim. Do llogaritet kostoja për ri-rregullimin e shtëpive, të cilave u janë dëmtuar muret dhe suvaja.

Ministria e Brendshme tha për Report Tv se dëmshpërblimi do të kërkojë kohë, prandaj çdo qytetarë I dëmtuar duhet të presë vlerësuesit dhe më pas marrjen e lekëve, ose të sendeve të dëmtuara.

Nëse në vitin 2015 ishin të shumtë donatorët që ndihmuan zonat e përmbytura në fier e Vlorë, qeveria thotë se për 2017 do ti gjejë 10 milionë euro për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara nga Lumi Vojsa. Për shtëpitë që janë pranë Lumit Vojsa dëmi i shkaktuar llogaritet rreth 1 milionë lekë të vjetra, sipas të dhënave paraprake, ndërkohë që ekspertët bujqësore do vlerësojnë dëmet në sera dhe fusha.

Procesi I vlerësimit të dëmeve dhe dëmshpërblimeve pritet të zgjasë më shumë se një muaj. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com