Dëmtimi, Armir Abrashi mbyll 2014
Jurgen Klopp i trembet Alban Mehës

Dëmtimi, Armir Abrashi mbyll 2014<br />Jurgen Klopp i trembet Alban Mehës
Mesfushori i Grasshopersit, Amir Abrashi ka përfunduar para kohe vitin 2014 për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë në Genova. Abrashi nuk është përfshirë në listën e ekipit për ndeshjen e së shtunës që Grasshoppers do të zhvillojë ndaj Luzernit.

Mungesën e Abrashit e ka konfirmuar edhe trajneri Michael Skibbe. Abrashi është një nga lojtarët kryesorë në ekipin kombëtar të futbollit dhe të Grasshoppers. Kosovari me pasaportë shqiptare është objektiv edhe i disa ekipeve në Zvicër dhe Itali.
 
Klopp i trembet Alban Mehës
 
Nesër në kampionatin gjerman të futbollit, Borussia Dortmund do të luajë kundër Paderbornit, skuadër ku aktivizohet edhe Alban Meha. Trajneri i ekipit të Dortmundit, Klopp i trembet mjeshtërisë me të cilën ekzekuton gjuajtjet e lira, Meha.

“Do luajmë kundër një ekipi të disiplinuar, me lojtarë gjenialë si Vrançiç apo Alban Meha në goditje standarde. Disa prej tyre i kam stërvitur edhe vetë si Vrançiç. Braitenraiter ka integruar frymën e grupit dhe i ngjason shumë ekipit tonë” tha Klopp.

Meha nuk u ftua nga De Biasi për ndeshjet miqësore me Francën dhe Italinë me arsyen se nuk ishte ende në formën optimale, por kjo krijoi edhe një debat në distancë që u mbyll me zbardhjen e SMS të bisedës nga De Biasi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë