Peshëngritja shqiptare arrin në pikën më të ulët në vitet e fundit. Pas pezullimit të Romela Begajt, Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut për shkak të dopingut, tashmë tërhiqet nga kampionati Europian që do të zhvillohet në Prill në Gjeorgji edhe kampioni në fuqi Erkand Qerimaj.
Në një prononcim për ‘Shqiptarja.com’ peshëngritësi shkodran, Qerimaj shprehet se “pasi iu nënshtrova rezonancës manjetike dhe pas konsultimeve me mjekët më këshilluan që të qëndroj 1 muaj larg shtangës në mënyrë që të rikuperohem për Botërorin që do të zhvillohet në Nëntor, i cili është njëkohësisht garë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Brazil 2016”.
Prandaj vendosa që të mos rrezikoj për pjesëmarrjen në Europian” shprehet ai. Përsa i përket shpenzimeve për rikuperimin nga dëmtimi Qerimaj u shpreh se “Deri tani gjithçka po e mbuloj me shpenzimet e mia, por më kanë dhënë fjalën që do më ndihmojnë” përfundoi ai. Kombëtarja kuqezi do të përfaqësohet vetëm nga Shqiponja Brahja.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com