“Rezarta Balliu Vigani, Ergys pëllumbi japin vendime për llogari të Saliut duke ndëshkuar me gjoba si të mafias deputetë e opozitës. Marrin përsipër të ndëshkojnë deputetët PS pa prova dhe duke i trajtuar deputetët në sallën e gjyqit si njerëz pa liri e të drejtë.” nënvizoi Rama duke shtuar se “E gjithë kjo ka qëllim mbzlljen e gojës për të vërteta rrënqethëse të shtëpisë së kalbur të kryeministrit. Gjobat mafioze gjykatësit i shërbejnë si mjete dhune e pushtetit ndaj opozitës, askush nuk e blen dot heshtjen tonë. Jemi solidarë” - nënvizoi Rama.
KLD KA RENE NE DUAR TE PISTA
Rama nuk ngurroi të sulmojë as Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke thënë se “ka rënë në duart e pista”.
“Edhe këshilli që zgjati javën e shkuar mandatin e Sashenkës ka rënë në duart e pista njëlloj si i tërë gjyqësori” tha më tej Rama, duke i kujtuar “të mos harrojnë” se jo gjithmonë togat e zeza do i mbrojnë, dhe një ditë do të vijë ndarja e pushtetit gjyqësor nga gjykatësit e padenjë.
(s.g/shqiptarja.com)