FIFA ka marrë vendimin për Lionel Messin, i cili u dënua me katër ndeshjeve me kombëtaren e Argjentinës. Messi tashmë nuk do të vuajë këtë dënim pasi i është hequr nga FIFA.
Messi është pezulluar për katër ndeshje kualifikuese të Kampionatit Botëror me Argjentinën, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.
Megjithatë, pas ankesave të bëra është apeli ai që ka hequr dënimin ndaj Messit, dhe sulmuesi i Barcelonës do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës me Argjentinën.
“FIFA e rrëzon ndalimin ndërkombëtar të Messit prej katër ndeshjeve. Ai tani është në dispozicion për të luajtur ndeshjet e ardhshme të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.
Kombëtarja e Argjentinës ndeshjen e radhës e luan ndaj Uruguait në udhëtim, me datë 31 gusht.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com