Komisioni i Apelit pranë FSHF-së nuk ka treguar aspak mëshirë për ekipin e Skënderbeut, pasi nuk e ka pranuar apelin duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës më 21 dhjetor të 2015 për kampionët e Shqipërisë për zhvillimin e 2 ndeshjeve pa tifozë.

Takimin e parë pa tifozë Skënderbeu e zhvilloi përballë ekipit të Laçit në kampionat duke e fituar me rezultatin e thellë 3-1, ndërsa ndeshjen e dytë pa tifozë do ta zhvillojë në 17 shkurt ndaj Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë të vlefshëm për çerekfinalet, teksa ndeshja e parë u zhvillua në Shkodër dhe u mbyll në barazim pa gola.

Por ka edhe një mundësi, që Skënderbeu të luajë me tifozë ndeshjen përballë Vllaznisë, nëse do të paguajë gjobën, pasi gjysmën e dënimit e ka shlyer. Shuma që Skënderbeu duhet të paguajë për rikthimin e tifozëve në ndeshjen e 17 shkurtit 500 mijë lekë. 


d.b/shqiptarja.com