Sipas tij, dënimi i Mlladic nga Tribunali i Hagës nuk do të mund të kthejë mijëra civilë të pafajshëm të vrarë ose familjet e tyre, megjithatë, sipas tij, rëndësia e këtij vendimi gjyqësor është shumë e madhe për të ardhmen e të gjithë rajonit.
"Historia e luftës e ish-Jugosllavisë do të shkruhet mbi bazën e dëshmive dhe fakteve që janë vendosur pa mëdyshje në gjykatat e Hagës dhe të gjitha pjesa tjetër janë reagime politike të përditshme që synojnë reduktimin ose relativizimin e rëndësisë historike të ngjarjes së tanishme”, tha Zvizdiç.
Ai sugjeroi që vendimi për Mlladic të lexohet me kujdes nga të gjithë ata që bëjnë thirrje për ndarje dhe konflikte të reja.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










