ROME - “Nuk është vetëm një faqe e drejtësisë së keqe, por edhe një ofendim për të gjithë ata qytetarë italianë që kanë besuar tek unë dhe tek angazhimi im për vendin.”
Kështu e ka komentuar vendimin e gjykatës së Milanos, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi të cilin e ka dënuar me 7 vjet burg për marrëdhënie me pagesë me një minorene dhe qëndrimin larg nga institucionet publike.
Ai është zotuar se do të luftojë për mbijetesën e tij politike dhe ka mohuar plotësisht akuzat për marrëdhënie seksuale me vajzën marokene Karima el Marough, ose ndryshe e njohur me emrin Ruby.
Procesi “Ruby” nisi më 6 prill 2011 dhe vendimi i gjykatës vjen pas 50 proçesesh gjyqësore, ku vajza marokene ka nënvizuar disa herë që ajo s’ka pasur asnjë marrdhënie intime me Berlusconin. Analistët thonë se mbetet e dyshimtë nëse manjati i medias do të bëjë burgun pasi procesi mund të zvarritet me vite.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com