Dënohen Galatasaray e Crvena
Zvezda për incidentin në Stamboll

Dënohen Galatasaray e Crvena<br />Zvezda për incidentin në Stamboll

ANKARA - Komisioni disiplinor THY i Euroleages ka dënuar klubin e basketbollit Galatasaray me tri ndeshje pa tifozë dhe gjobitje me 100.000 euro, ndërsa Crvena Zvezda është dënuar me një ndeshje pa tifozë dhe 50.000 euro gjobë, për shkak të incidentit tragjik në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tyre në uebfaqen zyrtare thuhet se Galatasaray është dënuar sepse nuk ka ndërmarrë masa të nevojshme para ndeshjes, në mënyrë që të mos ndodhte incidenti dhe për shkak se në incident janë përfshirë dhe tifozët e tyre. Crvena Zvezda është dënuar për shkak të përfshirjes së tifozëve të saj në trazira, ndërsa të dy klubet kanë 10 ditë afat për apelim.

Para ndeshjes së basketbollit Galatasaray Liv Hospital - Crvena Zvezda e luajtur më 21 nëntor ka ndodhur incidenti përpara palestrës në Stamboll. Në këto momente është qëlluar me thike 25-vjeçari Marko Ivkoviç, tifozi i Crvena Zvezda-s, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas incidentit në polici janë ndalur shtatë persona, njëri prej të cilëve është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasje, shkruan Anadolu Agency (AA).
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori