Dënohen trajneri Ndreu e
futbollistët Magani dhe Çela

Dënohen trajneri Ndreu e<br />futbollistët Magani dhe Çela<br>
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka shqyrtuar të gjitha sjelljet antisportive të shfaqura në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe asaj të parë dhe të dytë, duke marrë edhe masat përkatëse. Kështu trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu është pezulluar me dy ndeshje, për protesta ndaj gjykimit, në sfidën ndaj Luftëtarit, në Gjirokastër. Po të njëjtin dënim ka marrë edhe futbollisti i Lushnjës, Endrien Magani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, ndërsa tifozëria e verdhejeshilëve është paralajmëruar për sjellje jo korrekte. Po kështu është dënuar po me dy ndeshje edhe lojtari I Kukësit Gentian Çela, gjithashtu për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

 

d,gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament