Dënohet një gjyqtar shqiptar; lir Pelinku dhe gjyqtari i UEFA-s Joe Attard nga shtëpia evropiane e futbollit për shkak se tentuan të kurdisin ndeshjen ndërmjet skuadrës malteze Marsaxlokka dhe asaj kroate Slaven Belupo.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2008 gjatë kualifikimeve për Europa League. Arbitri Joe Attard, i pezulluar edhe nga Fifa, Uefa dhe Federata Malteze e Futbollit, mësohet se ka qenë bashkëpunëtori i trajnerit shqiptar Ilir Pelinku në përpjekjet për të korruptuar portierin e skuadrës malteze Marsaxlokk FC gjatë ndeshjes ndaj kroatëve të Slaven Belupos muajin e kaluar, ndeshje e fituar gjithsesi nga kroatët 4-0. Dyshja shqiptaro-malazeze, mësohet se ka kontaktuar me portierin e Marsaxlokk duke i ofruar para për ta lehtësuar “rezultatin e sigurt”, në mënyrë që më pas ata të siguronin një fitim të madh në vënien e basteve. Portieri e denoncoi episodin përpara takimit.

Gjyqi i Maltës i ka dënuar me nga 500 euro gjobë dhe 6 muaj burgim.