Dënohet në Hagë ish-presidenti i Liberisë

Dënohet në Hagë ish-presidenti i Liberisë
HAGE – Ish-lideri i Liberisë Charls Taylor është shpallur fajtor sot në Hagë nga Gjykata speciale për krimet e luftës në Sierra Leone. Gjykata e ka gjetur zotin Taylor fajtor për ndihmë dhe nxitje në kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës civile në Sierra Leone në vitet 1991-2002.

Taylor akuzohej se kishte mbështetur e armatosur trupat rebele, përgjegjëse për vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve gjatë luftës civile 11-vjeçare ku vdiqën 120 mijë njerëz. Gjyqi kundër ish-presidentit të Liberisë ka nisur që në vitin 2007.

Taylor është shpërblyer nga rebelët në Sierra Leone me diamante të nxjerra nga miniera të paligjshme, të ashtuquajturat ‘diamante gjaku’. Deri edhe modelja Naomi Campbell ka dëshmuar në gjyq se ka marrë diamante dhuratë nga Charls Taylor.

Taylor e la pushtetin në Liberi në vitin 2003 si pasojë e një lufte civile atje dhe u arrestua tre vite më vonë në Nigeri.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi