Dënohet për 8 javë Ibrahimi i
Partizanit, një ditë para derbit

Dënohet për 8 javë Ibrahimi i<br />Partizanit, një ditë para derbit
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka pezulluar me 8 javë futbollistin e Partizanit, Labinot Ibrahimi për përplasjet që ai pati me arbitrat pas ndeshjes së fundit ndaj Tërbunit.

Sipas vendimit të Disiplinës, Ibrahimi dënohet për ‘sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes’. Vendimi vjen një ditë para zhvillimit të derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. 

Masa të forta nga FSHF janë marrë edhe për të tjerë futbollistë nga Kategioria Superiore, por jo vetëm.

VENDIMET E PLOTA:

1.Lojtari i KF “Partizani”, Labinot Ibrahimi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

2.KF “Erzeni”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenet 64, 65 dhe 136/1.a te KDS.Gjoba vendoset ne masen 50% ne aplikim te nenit 136/1.a te KDS.

3.Lojtari i KF “Erzeni”, Rejnaldo Troplini, per goditje me grusht ndaj kundershtarit, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

4.KF “Kastrioti”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tij, denohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.a te KDS.

5.KF “Turbina”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar nderprerje te lojes, denohet me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.

6.KF “Butriniti”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tij, denohet me 100.000(njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136/1.a te KDS. Gjoba vendoset ne masen 50% ne aplikim te nenit 136/1.a te KDS.

7.KF “Vllaznimi” U-19, per mos paraqitje ne ndeshjes me KF “Terbuni” U-19, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

8.Lojtari i KF “Besa” U-19, Sali Berberi dhe lojtari i KF “Pogradeci” U-19, Mateo Baci, per sjellje te keqe ndaj njeri-tjetrit, denohet secili me 1 (nje) ndeshjes pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.

9.Zyrtari i KF “Terbuni” U-19, Rifat Asllanaj, per protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

10.Lojtari i KF “Brians” U-17, Erisolo Marku, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv , bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

11.Lojtari i KF “Olimpku” U-17, Argjend Tota, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

12.Zyrtari i KF “Flamurtari” U-17, Dritan Resuli, per protesta ndaj vendimve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

13.Lojtaret e KF “Djelmnija” U-15, Anton Leka, Kristian Ara dhe Alberto Lumaj, per sulm dhe dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet secili me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS

14.KF “Djelmnija” U-15, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per zhvillimin e ndeshjes, denohet me zbritjen e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi, me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 KF “Shkodra” U-15 dhe me zhvillimin e 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne bashkim te neneve 65/3.b dhe 53/2 te KDS.

15.Lojtari i KF “Djelmnia” U-15, Flavjo Mici, per kercenim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti sportiv,bazuar ne bashkim te neneve 11/f dhe 58/a te KDS.

16.Zyrtari i KF “Djelmnija” U-11, Gjovalin Stolaj, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

17.KF “Djelmnija” U-11, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per zhvillimin e ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes me KF “ Shpresa” U-11 me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 65/3.b te KDS.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj