Dëshiron të bëhet modele
rrihet nga prindërit dhe përfundon në spital

Dëshiron të bëhet modele<br />rrihet nga prindërit dhe përfundon në spital
Një cift shqiptarë është denoncuar në polici nga vajza e tyre për keqtrajtim dhe rrahje. Vajza e çiftit në moshën 18 vjeçe, ka treguar në polici se është rrahur me degën e një peme dhe se ka qenë viktimë e sulmeve fizike dhe psikologjike nga prindërit e saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Brescias, Itali.

Sipas dëshmisë së vajzës i ati i thoshte vazhdimisht, “Uroj që të vdesësh, ti je shkatërrimi im”. Për të filluar sulmet dhe goditjet ndaj vajzës ka shërbyer dëshirat e saj për tu bërë modele, ngjarje që fillon në nëntor të vitit 2010.

Pas denoncimit të vajzës, Prokuroria e të Miturve largoi nga familja vajzën 18 vjeçare, po jo dy vëllezërit e saj të cilët vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre.

Ndërkaq sipas policisë thuhet se vajza do qëndrojë në spital për pesë ditë në mënyrë që të rimarrë veten, ndërsa ndaj dy prindërve do jetë gjykata e Brescias që në 26 majin e ardhshëm do të gjykojë veprimet e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?