Dëshiron të dobësohesh?
Mësohu të përtypesh ngadalë

Dëshiron të dobësohesh? <br />Mësohu të përtypesh ngadalë
Thëniet popullore edhe pse të vjetra rezultojnë mjaft të sakta.  Sa herë na thuhej të përtypim ushqimin ngadalë kur ishim të vegjël madje mbi 20 herë një kafshatë, nuk ishte thjesht për të përmirësuar mënyrën e të ngrënit por na ndihmnte edhe për t’u dobësuar. Dhe kjo tashmë nuk mbetet vetëm një thënie popullore por është e çerfitikuar mjekësisht nga dy studime të kryera, të cilat janë prezantuar në kongresin e përvitshëm të “Obesity Sociaty”.
Nutricionistja Kathlen Melanson e universitetin Rhode Island ka ngritur dy grupe studimi për të verifikuar nëse përtypja e gjatë e ushqimit me të vërtetë çonte në humbjen e peshës ose së paku në mbajtjen e saj në ekuilibër.EksperimentiiI parë kishte të bënte me verifikimin e shpjetësisë me të cilën konsumohet një vakt dhe përpjesëtimin me sasinë e ushqimit të konsumuar. Rezultati ishte që personat të cilët përtypnin me shpejt arrinin të gëlltisnin 88gram ushqim në minutë, ata që përtypen mesatarisht rreth 70 gram ushqim në minutë dhe më të ngadaltët 57 gram.Gjithashtu është provuar se meshkujt janë më të shpejt se femrat dhe arrijnë të gëlltisin rreth 80 kalori në minutë kundra 52 kalori që marrin femrat. Si dhe është fakt që meshkujt të cilët gëlltiten më ngadalë janë barabartë më shpejtësinë më të madhe të një femre.

Ndërkohë në studimin e dytë kërkuesja dëshironte të studionte nëse kishte lidhje midis shpejtësisë së përfundimit të vaktit me peshën. Dhe përgjigja pas ketij studimi ishte po.” Ka lidhje midis masës trupore dhe shpejtësisë së përtypjes së ushqimit “-shprehet kërkuesja. Gjithashtu u mendua se shpjetësia në përtypjen e ushqimit kishte të bënte edhe me këkesat e trupit për energji. Por është e vështirë të kuptohet lidhja shkak-pasojë. Ndoshta çfarë rezulton akoma më interesante për njerëzit të cilët duan të dobësohen është edhe një fakt tjetër i dalë nga studimi.Përtypja e ushqimive me përbërje integrale realizohet më ngadalë se ajo e produkteve si buka, makaronat etj. Kuptohet që të konsumosh më ngadalë do të thotë të mos përfitosh disa kalori. Mesazhi i ngopjes transmetuar nga stomaku do kohë të mbërrijë deri në tru, ndërkohë që kur e konsumojmë ushqimin më ngadalë ky mesazh arrin me shpejt në tru përpara se ne të kemi gëlltitur një sasi të konsiderueshme ushqimi. Tashmë Melanson dëshiron të vërtetojë se praktimi i kësaj metode do të çojë apo jo në uljen e peshës, mesa duket edhe kjo është e vërtetë. Pas një ekperimenti u vërtetua se duke u përtypyr shpejt arrihej të gëlltitej 650kalori në nëntë minuta, por në momentin që përtypej 15 deri në 20 herë përpara se të gëlltitej si dhe duke bërë pausa nga një kafshatë në tjetrën arrihej në 580kalori në 29 minuta.Kështu që kush dëshiron të dobësohet më mir të harrojë fast-food-et.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane. Esencë-Report Tv

Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane. Esencë-Report Tv