Shefi i komisariatit më ka ndaluar 15 minuta pasi të ndodhte ngjarja, dhe më ka kërkuar nëse i kisha dokumentat e rregullta të makinës. Pasi i kam thënë se mjeti tip "Golf 3", nuk kishte asnjë dokument, Adem Tahiraj ka kërkuar që të më bllokojë makinën në komisariat". Kështu e nis rrëfimin e tij për gazetën "Shqiptarja.com" një nga dëshmitarët që dje ishte thirur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tu marrë në pyetje, rreth vrasjes së kryekomisarit dhe rolit të tij gjatë operacionit për bllokimin e automjeteve. Dëshmitari i cili nuk pranë të tregojë emrin, por vetëm të fotografohet ( fotoja qe shoqeron shkrimin eshte e deshmitarit) pohon se ditën kur ka ndodhur krimi, ai ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip "Golf 3" në një rrugë në fshatin Katund i ri. Së bashku me të në makinë ka qenë babai i tij, dhe se ishin nisur për të shkuar në lokalin e tyre që ndodhet në fshat, pasi e kishin lënë të hapur. Të gjithë takimin dhe bisedën që ka bërë me shefin e komisariatit të Shijakut, tashmë të vrarë nga Ilir Xhakja, i riu ja ka treguar dje Prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët prej dy ditësh janë duke pyetur dhjetëra persona për të hedhur dritë mbi dinamikën e saktë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Sapo ka dalë nga zyrat e prokurorisë ku është marrë në pyetje, "Shqiptarja.com" arriti t'i bëjë disa pyetje dëshmitarit që 15 minuta para krimit ishte ndaluar nga viktima Adem Tahiraj.
Ku keni qenë ju ditën e krimit dhe përse ju kanë thirur në prokurori?
Unë kam qënë duke lëvizur me makinën time në fshatin Katund i Ri. Sot më kanë thirrur së bashku me babain, për tu marrë në pyetje për vrasjen e shefit të komisariatit. Tani sapo kam mbaruar dëshminë dhe pasi dola unë, ka hyrë për tu pyetur babai.
Për çfarë jeni pyetur dhe çfarë keni treguar përpara hetuesve?
Jam pyetur përgjithësisht, jo për vendin e krimit se unë s'kam qenë aty kur ka ndodhur vrasja madje as e di fare se kush ka qëlluar, vetëm çfarë kam parë nga televizori. Më shumë më kanë pyetur kur jam qëndruar nga ana e policisë.
Ju jeni ndaluar nga ana e policisë për çfarë arsye dhe nga kush polic?
Arsyeja ishte se nuk kisha dokumentat e makinës. Isha duke lëvizur së bashku me babain tim dhe gjatë rrugës kemi parë që kanë bërë me shenjë për të ndaluar tre policë. Ata ishin me një makinë policie, dhe se njëri prej tyre që ishte shefi i komisariatit Adem Tahiraj më është afruar dhe më ka kërkuar letrat e makinës tip "Golf 3". I kam dhënë çelësat duke i thënë urdhëro merre se nuk kam asnjë dokument.
Çfarë ju tha pasi i dhatë çelësat e makinës?
Pasi i kam dhënë çelësat, ai më ka pohuar se nuk kishte mundësi që ta çonte në ato momente makinën në komisariat. Pas kësaj së bashku me babain i kemi thënë që të na linte të largoheshim pasi kishim lënë të hapur lokalin që kemi në Katund të Ri. Unë i kam thënë se pasi ta çoja babain, brenda asaj mbrëmje ose të nesërmen do ta çoja me vullnetin tim makinën në komisariat.
Po aktualisht, makinën e keni të bllokuar apo ende lëvizni me të?
Jo jo, makina tani është e mbyllur në komisariat. Nuk e di nëse tani do arrij që ta marr ose jo, por le ta mbajnë po e deshën. "Golf 3" ishte, 500 mijë lek të vjetra kushtonte, s'kishte asnjë dokument, gjithë ato taksa pa paguar kishte.
Po në prokurori çfarë i thatë hetuesve?
Jam pyetur gati 1 orë. Më shumë kam sqaruar këtë pozicionin dhe mënyrën se si jam ndaluar nga policia, çfarë më kanë kërkuar dhe gjëra të këtij lloji. Unë i kam thënë pak a shumë këto gjëra, për punën e bllokimit të makinës për mungesë dokumentash.
Po për vrasjen e shefit të komisariatit, nuk ju kanë pyetur në prokurori?
Më pyeten, por nuk dija se cfarë t'i thoja pasi s'kam qënë aty kur ndodhi ngjarja. Unë jam larguar 15 minuta pasi ka ndodhur krimi dhe se kur jam marrë në pyetje kam treguar vetëm çastin e qëndrimit nga ana e shefit të komisariatit Adem Tahiraj.
Shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com