Dëshmia e Blair: Nuk
konfrontohem me median

Dëshmia e Blair:  Nuk <br />konfrontohem me median
LONDER- Ish kryeministri britanik Tony Blair deklaroi sot para një komisioni parlamentar se gjatë kohës kur ai ushtroi detyrën si kryeministër morri një vendim politik që të mos konfrontohej me median. Blair dëshmoi në një seancë hetimore lidhur me skandalin e përgjimit të figurave publike nga gazetarët e një gazete skandalesh në Britani, pronë e manjatit të medias Rupert Murdoch.
Blair tha se ishtë e pashmangshme që politikanët dhe drejtuesit e medias të ndërvepronin ngushtë me njëri tjetrin.
“Me gjithë grupet e mëdha të medias, nëse i prish marrëdhëniet me ta, duhet të ruhesh sepse reagimi do të jetë i fuqishëm dhe i pandalshëm”-tha Blair.
Blair e quajti strategjik vendimin për të mos qenë antagonist me median dhe e pranoi që kjo e ka ekspozuar ndaj kritikave.
Blair që shërbeu si kryeministër nga viti 1997 deri në vitin 2007, tha se ai druhej se një betejë e hapur me median do të ishte aq intensive saqë do ta pengonte qeverinë e tij të funksiononte.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë