Dëshmia e ish- Dhjetoristit:
Lëvizja '90, vepër e Sigurimit

Dëshmia e ish- Dhjetoristit:<br />Lëvizja '90, vepër e Sigurimit
TIRANE- Arben Meçe, njëri prej pedagogëve të Universitetit të Tiranës, që ishte në takimin me Ramiz Alinë në 11 dhjetor 1990 dhe që më pas u bë njëri prej themeluesve të PD-së, thotë sot, pas 21 vitesh se Lëvizja e Dhjetorit dhe gjithçka ndodhi më pas ishin vepër e Sigurimit të Shtetit, për të mbajtur nën kontroll "demokracinë" në Shqipëri. Meçe, ishpedagog i inxhinierisë, që në 11 dhjetor 1990, me kolegët dhe studentët ishte në takimin me ish-udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, në Pallatin e Brigadave, ku u mor premtimi për lejimin e formimit të një force tjetër politike, ndryshe nga Partia e Punës, shprehet për "Shqiptarja.com" se: "Tani asgjë nuk ka më vlerë, edhe lëvizja e Dhjetorit është vjedhur". Ai kujton se Sigurimi i Shtetit u fut që në fillim në lojë, duke qenë pjesë e PD-së, duke anashkaluar më pas dhjetoristët e vërtetë, të cilët më pas pas u vranë, ose u lanë të iknin jashtë vendit, ose janë sot pjesë e opozitës së pushtetit të Sali Berishës. Meçe shpreh dyshime për censurimin e shumë fakteve historike, siç është mungesa e pamjeve filmike të takimit të mbajtur në godinën numër 15 të Qytetit Studenti, sidomos kur nuk mungon një filmim, ku duken si protagonistë vetëm ata që sot janë pjesë e qeverisjes.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg