Dëshmia e italianit: Ishte aksident
s’doja ta vrisja shqiptarin

Dëshmia e italianit: Ishte aksident<br />s’doja ta vrisja shqiptarin
ITALI- “Ishte një goditje aksidentale, krejt gabimisht”. Kështu shprehet nga qelia Mirko Franzoni mbron nga qelia e tij, ku është ndaluar që të dielën në mëngjes për vrasjen e shqiptarit.

“Unë nuk doja ta vrisja, vetëm sa doja të merrja përsëri gjërat e mia”- thotë 29-vjeçari që në Serle, natën e së shtunës vrau me një pushkë një djalë 25-vjeçar shqiptar, që e kishte kapur duke vjedhur në shtëpinë e vëllait të tij. Co Franzoni, avokati i tij do të rindërtojë skenën kur dy hajdutët kishin hyrë për të vjedhur. Në dëshminë e tij Franzoni thotë se “I thashë një burri që ishte në dritare që të lajmëronte policinë”.

Por vjen edhe dëshmia e vëllait të të akuzuarit. “Vëllai im është djalë përsëmbari dhe kjo është jashtë çdo dyshimi. Është një veprim që nuk i përket”. Kështu ka dëshmuar Ezio Franzoni, 37 vjeç për vëllain e tij, Mirkon një mekanik, partner me të. Mirko Franzoni jetonte me babain e tij Eugenio dhe nënën Paola, në numrin 66, në rrugën “Marconi”. Pas kthimit nga gjuetia, babai dhe djali arritën në shtëpinë e Ezios, 2-katëshe, teksa Ezio ishte jashtë për pazar. Në mbrëmje do të festonte ditëlindjen e gruas së tij, Paola. Hajdutët kishin hyrë në dhomën e gjumit, ku kishin marrë sende ari. Njëri u vra, tjetri iku.
 
Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës