Dëshmia e pilotit italian, Noka:
Tahiri nxori sekretin hetimo

Dëshmia e pilotit italian, Noka:<br />Tahiri nxori sekretin hetimo
Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka ka akuzar ministrin Saimir Tahiri se nxorri sekretin hetimor dhe prishi hetimet lidhur me avionin që u rrëzua dje në grykëderdhjen e Ishmit. Sipas Flamur Nokës, ministri i brendshëm Saimir Tahiri nxorri lajmin mbrëmë se piloti Italian nisi të tregonte porositësit e drogës.

Saimir Tahiri u kap mbrëmë në shërbim ndaj kartelit të drogës.  Ai i dërgoi fjalë trafikantëve se italiani ka filluar të flasë, duke i këshilluar ata që të lëvizin, të marrim masa, të largohen, ti shpëtojnë ligjit. Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit. Saimir Tahiri ka nxjerrë sekretin hetimor, ka prishur hetimet.”, deklaroi Noka.

Sipas deputetit demokrat, krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetuan lajmin, por ministri Tahiri. Sipas deputetit të PD, krimin e ka kryer burimi që ka dhënë lajmin. Noka i kërkon prokurorisë të hetojë me shpejtësi ngjarjen.

 “Kjo është jo vetëm një provë e lidhjes së drejtpërdrejtë me bandat e trafikantët, por është po ashtu një vepër e rëndë penale, për të cilën ai duhet të mbajë përgjegjësi. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi. Krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetojnë lajmin. Krimin e ka kryer  burimi që ka dhënë lajmin. Krimin e ka kryer Saimir Tahiri. I cili prej tre vitesh ka dalluar me të gjitha mënyrat si shërbëtor besnik i bandave të drogës e i trafikantëve, duke u dhënë edhe makinën private, duke djegur provat në laboratorin e shtetit, e së fundmi duke nxjerrë sekretin hetimor.”, deklaroi deputeti i PD.

 Deputeti demokrat deklaroi Rama dhe Tahiri tentuan të fshehin ngjarjen që ai raportoi dje në parlament.  Noka kërkon që ministri Tahiri të merret në ndjekje penale, duke e cilësuar si një “rrezik për drejtësinë”

 “Karteli i drogës me Tahirin e me Ramën ndërtuan në mes të Shqipërisë një pistë avionësh, 1.5 kilometra të gjatë, ndërkohë që qytetarët nuk rregullojnë dot catinë e shpive të tyre sepse nuk i lejon policia. Karteli i drogës e ka Tahirin edhe zëdhënës, pasi pas denoncimit që unë bëra dje në parlament, ai bashkë me Ramën tentuan ta mohojnë ngjarjen, ta fshehin të vërtetën. Tahiri me pushtetin e ministrit të brendshëm po tregon se është një rrezik serioz për shtetin ligjor në këtë vend, ai eshte rrezik serioz për drejtësinë, për luftën ndaj krimit , dhe luftën ndaj drogës. Ai duhet të merret menjëherë, sot, në ndjekje penale e të japë llogari para ligjit.”, tha Noka.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq