TIRANE - Vrasja e nënës së dy fëmijëve natën e 2 shkurtit në zonën e Shkozës së Tiranës, ka si motiv të vetëm konfliktin mes Eleni Bashos dhe Ilia Bashos për ndarjen e pasurisë. Ky motiv është përforcuar akoma dhe më tepër nga dëshmia e motrës së viktimës, Mirela Zharkalli, e cila në dëshminë e dhënë para grupit hetimor u ka treguar me detaje të gjitha bisedat që kishte bërë me motrën e saj Elenin, para se kjo e fundit të ekzekutohej me dy plumba pas shpine.

Gazeta "Shqiptarja.com" disponon dhe ka publikuar në numrin e sotëm në treg një pjesë të thënieve të saj, ku Zharkalli tregon me saktësi se sa herë takohej me motrën e saj Elenin, kjo e fundit i tregonte gjatë bashkëbisedimit se burri i saj e tradhtonte si dhe për këtë kishin konflikt çdo natë.

Zharkalli u ka treguar policisë së herë pas here ajo e këshillonte motrën e saj që të fliste shtruar me bashkëshortin, Ilia Bashon, me qëllim që të mos shkonin drejt divorcit, për shkak se ndarja mes tyre, do sillte dhe ndarjen e dy fëmijëve të mitur.

(im/shqiptarja.com)