Një punonjëse e Ministrisë së Punës, me dëshminë e saj, duket se është bërë shkak për prangosjen e ish-ministrit Spiro Ksera, pasi kishte konstatuar dokumenta false.
Sipas prokurorisë, "deklaruesja I.B, ka plotësuar një kërkesë bashkë me D.SS, kërkesë një kopje të së cilës e ka vënë në dispozicion të organit procedues.

Konstatohet se datat e ushtrimit të aktivitetit janë ndryshuar dhe në kopjen e kësaj shkrese të sekuestruar nga organi procedues datat nuk janë të njëjta me ato të paraqitura në kopjen e dokumentit të paraqitur nga deklaruesja.

Sa më sipër rezulton të jenë falsifikuar përmbatja e kërkesës së bërë nga I.Bdhe D.S lidhur me datat e ushtrimit të këtyre aktiviteteve dhe të dhëna të tjera,".

Sipas prokurorisë, personi nën hetim Ksera, në cilësinë e e autoritetit më të lartë të ministrisë, ka kërkuar një listë aktivitesh në lidhje me programin e mbrojtjes sociale, nga të gjitha institucionet  që mbuloheshin nga politikat sociale.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)