Dëshmia: Natën e vrasjes
Eleni ndaloi te klinika e Shehajt

Dëshmia: Natën e vrasjes<br />Eleni ndaloi te klinika e Shehajt
TIRANE- Laborantja Yllka Shehaj gjatë deklarimeve në polici ishte shprehur se e njihte çiftin Basho, pasi ajo furnizohej me materiale dentare në kompaninë ku ata ishin bashkëpronarë. Për më tepër ajo kishte thënë se edhe natën që Eleni Basho u vra, 33-vjeçarja kishte shkuar tek laboratori i saj, në Shkozë, që t'i dërgonte një porosi për pasta dhëmbësh, për të cilat Shehaj e kishte porositur. Pasi ka qëndruar tek laboratori i Yllka Shehajt për disa minuta, Eleni Basho ishte nisur për në shtëpi, ku edhe u vra me tre plumba pas shpine, vetëm disa metra larg shtëpisë së saj.


SHEHAJ, DJE U MOR NË PYETJE SËRISH
Yllka Shehaj, dentistja që për rreth një viti ka pasur lidhje intime me të arrestuarin Ilia Basho, është marrë në pyetje dje nga oficerët e policisë së Tiranës. 30 vjeçaria Shehaj ka pranuar para grupit të hetimit lidhjen e saj me 38-vjeçarin Basho, duke pohuar se lidhja e tyre e intimitetit nuk ka sjellë asnjëherë konflikte në familjes e të dashurit të saj. Mirëpo sipas hetuesve të kundërtën tregojnë disa dëshmitarë të tjerë që tregojnë se shkak i marëdhënieve të konfliktuara mes Elenit dhe Ilias, është bërë dentistja Yllka Shehaj. Kjo e fundit para disa vitesh ka qënë pjesë e kompanisë "Nova Dental Albania", ku më pas është larguar prej andej pasi ka hapur një klinikë dentare. Sipas prokurorisë Shehaj nuk ka gisht në vrasje, dhe është e përjashtuar nga çdo dyshim.

KONFLIKTI ELENI, SHERR ME YLLKËN PËR ILIAN
Viktima Eleni Basho, duke pasur marëdhënie pune me shtetasen Yllka Shehaj, i ka kërkuar kësaj të fundit që të ndërpriste marëdhënien intime që kishte filluar me burrin e saj Ilia Basho. Mirëpo sipas burimeve diskutimi mes dy grave ka përfunduar në sher, duke rënduar akoma dhe më tepër marrëdhëniet e tyre. Shehaj ka mohuar një lidhje të saj me burrin e Elenit, duke i qëndruar kështu versionit që Ilia Basho i kishte dhënë për dyshimet e viktimës se mes Ilias dhe Yllkës kishte një lidhje dashurie. Pavarësisht kësaj, nëna e dy fëmijëve për të mbajtur familjen e bashkuar duket se nuk ka hequr dorë nga kërkesat e llogarisë për burrin e saj, duke i kërkuar herë pas herë të flisnin rreth marëdhënieve të tyre. Gjithmonë këto biseda përfundonin në konflikte mes çiftit Basho, duke kërcënuar njëri-tjetrin me procedura divorci. Kohët e fundit konfliktet thuajse ishin të vashdueshme duke hyrë dhe në gjëra teknike për sa i përket ndarjes së aksioneve të kompanisë "Nova Dental Albania", në rast se viktima Eleni Basho do kërkonte divorcin në Gjykatën e Tiranës. Nga verifikimet e kryera provohet se 50 për qind të aksionve në komapninë "Nova Dental Albania" i ka me dokumenta viktima Eleni Basho. Hetimi ka treguar se në asnjë dokument nuk figuron emri i bashkëshortit të saj Ilia Basho, i cili siç mësohet ia ka dorëzuar aksionet bashkëshortes së tij Elenit, që nga viti 2001, periudhë kjo kur i arrestuari Basho ka qënë punonjës në Drejtorinë e Tatim Takasave. Dorëzimi i aksioneve është bërë për shkak të papajtueshmërisë ligjore.
(eq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane