Dëshmitari: Breivik i droguar
para sulmit vdekjeprurës
Norvegjezi Anders Breivik ka përdorur stimulantë para sulmi vdekjeprurës të 22 korrikut ku 77 vetë humbën jetën dhe 242 të tjerë u plagosën.
Ky fakt u theksua gjatë procesit të sotëm gjyqësor që po zhvillohet në Oslo.
OSLO- Norvegjezi Anders Breivik ka përdorur stimulantë para sulmi vdekjeprurës të 22 korrikut ku 77 vetë humbën jetën dhe 242 të tjerë u plagosën.
Ky fakt u theksua gjatë procesit të sotëm gjyqësor që po zhvillohet në Oslo.
Eksperti i toksikologjisë dhe mjekësisë ligjore, Joerg Moerland, deklaroi në cilësinë e dëshmitarit se vrasësi kishte marrë një përzierje ephedrine, kafeine dhe aspirine.
“Mund të thuhet se ai ishte lehtësisht ose mesatarisht i droguar. Substanca ka luajtur një rol stimulues në veprimet e tij”, deklaroi eksperti gjatë procesit.
Breivik ka pranuar përgjegjësinë e sulmit me bombë në Oslo dhe atë me armë në Utoja, ku 77 persona mbetën të vrarë dhe 242 të plagosur, por mohon përgjegjësinë kriminale për këto veprime.
Gjatë gjyqit, do të vlerësohet edhe nëse autori i masakrës më të rëndë në kohë paqeje në Norvegji, është i aftë mendërisht.
Ky vendim do të përcaktojë nëse 33-vjeçari do të vuajë dënimin që do të marrë në një burg të sigurisë së lartë apo në një institucion të shëndetit mendor.
Një javë më parë, Breivik i vendosi kusht gjykatës se do të pranonte dënimin vetëm nëse shpallej I aftë mendërisht.
Gjatë gjyqit të së enjtes, u dhanë edhe prova bindëse kundër pretendimeve të Breivik se është pjesë e një grupi anti-musliman radikal europian. Sipas të gjitha gjasave të policisë norvegjeze, ai ka vepruar tërësisht i vetëm.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02