Dështimi në Dogana e Tatime
Xhafa: Ndëshkim për drejtuesit

Dështimi në Dogana e Tatime<br />Xhafa: Ndëshkim për drejtuesit
TIRANE -  Ndryshimet në Kodin Penal që ashpërsojnë dënimet për të gjithë ata biznesmenë që bëjnë evazion fiskal, kanë sjellë reagime të forta nga të gjitha palët, kur nuk kanë munguar kritikat as nga vetë socialistët.

Kryetari i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa nga foltorja e Kuvendit kërkon ndëshkimin e drejtusve te administratës tatimore e doganore. Xhafa argumentoi se dështimi i këtyre institucioneve në mbledhjen e taksave, nuk mund të rregullohet vetëm me ndryshimet në Kodin Penal.
 
"Fakti që sot administrata tatimore dhe doganore nuk është efektive në mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve doganore, nuk do të thotë asesi që ato të bëhen efektive duke ndryshuar masivisht apo qoftë edhe një dispozitë të vetme të Kodit Penal. Situata është krijuar sot në këtë sistem dhe nevoja për ndryshimin e saj mund t ë ketë të nevojshme edhe ndryshime në Kodin Penal përfshirë dhe rritjen e masës së ndëshkimit penal, dhe me këtë bie shumë dakord. Por para së gjithash, në vlerësimin tim gjithmonë, ajo ka të domosdoshme ndëshkimin e abuzimit dhe paaftësinë e punonjësve këtij sistemi që ka qenë dhe mbetet bashkëfajtore në shkelje të dispozitave ligjore.  Të ndryshosh Kodin Penal dhe të ndëshkojmë edhe më fortë shkelësit e ligjit penal, por të ndëshkojmë po aq ashpër edhe ata që menaxhojnë këtë sistem dhe që në rastin më të mirë me paaftësinë e tyre kanë lejuar një situatë të tillë abuzive.  Sa herë që një ligj shkelet shoqëria është fajtore dhe jo shkelësi i ligjit. Shkelësi i parë i ligjit dhe më i rrezikshmi për shoqërinë është ai që ka për detyrë kontrollin e zbatimit të ligjit", - u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi