Dështon arrestimi i kryetarit e ish
kryetarit të komunës Zubin Potok

Dështon arrestimi i kryetarit e ish<br />kryetarit të komunës Zubin Potok
Policia e Kosovës, sipas urdhërit të një prokurori të EULEX-it, ka dështuar të arrestojë javën e kaluar kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviç dhe ish kryetarin e kësaj komune, Sllavisha Ristiç, për shkak se ata nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata janë paralajmëruar nga kreu shtetëror i Serbisë për arrestimin e tyre dhe kanë ikur në Beograd.

Vulloviç dyshohet për organizimin e ikjes së Sllobodan Sovërliç nga stacioni i policisë në Zubin Potok në mars të këtij viti, ndërsa Ristiç për disa vepra penale gjatë mandatit të tij si kryetar, duke përfshirë këtu edhe barrikadat.

“Edhe takimi i drejtorit serb për zyrën e Kosovës, Marko Gjuriç, me shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif, dy ditë më parë në veri të Mitrovicës, ka pasur në diskutim temën që ndërlidhet me arrestimin e këtyre dy personave”, kanë thënë burimet.
 
Në lidhje me urdhrin për arrestimin e kreut të komunës dhe ish kreut të saj, banorët e Zubin Potokut do të protestojnë të hënën nga ora 11:00, duke bllokuar magjistralen Mitrovicë-Ribariç, përkatësisht në Zubin Potok.
Mësohet po ashtu se slogani i kësaj proteste do të jetë ‘Të gjithë ne jemi të njëjtë dhe “Kush prej nesh e ka radhën”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw