Dështon "Java e filmit shqiptar"

Dështon "Java e filmit shqiptar"
“Java e filmit shqiptar që ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut europian këtë vit ka dështuar”. Kështu pohon specialistja e Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar, Erjona Vyshka. Specialistë të tjerë të AQSHF-së shprehen se për aktivitetin që pritej të zhvillohej në shtator nuk ka asnjë lloj buxheti. Sipas tyre, buxheti ka bërë që kjo veprimtari dhe disa të tjera të këtij institucioni të mungojnë në kalendarin e aktiviteteve.

bujar alimani

Specialistja e AQSHF-së, Eriona Vyshka thotë se “prej kohësh janë bërë të ditura problemet me buxhetin, por dhe pse java e filmit shqiptar nuk ka qenë një detyrim i arkivit, duket se buxheti ka ndikuar jo pak”. Java e filmit shqiptar ka nisur për herë të parë në 2007-n në Greqi. Për dy vjet filmi shqiptar u prezantua atje dhe më pas është prezantuar në Moskë. Specialistja Vyshka thotë se java e filmit shqiptar është mundësuar, jo vetëm kundrejt një buxheti të caktuar për këtë aktivitet, por edhe përmes bashkëpunimeve, siç ka qenë rasti në Greqi me regjisorin Bujar Alimani. Gjatë këtyre muajve, të paktën deri në shtator ne nuk kemi planifikuar asgjë”, pohon specialistja e AQSHF-së.

Ajo shpreh keqardhjen se “Java e Filmit Shqiptar ka qenë një aktivitet që tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj filmit shqiptar. Sipas specialistëve të tjerë të AQSHF-së ky eveniment bëri që Shqipëria të niste përfaqësimin e saj me filma të rinj, ku një ndihmë të madhe ka dhënë regjisori Bujar Alimani, i cili edhe pse prej vitesh jeton në Greqi, ka qenë fitues çmimesh ndërkombëtare si regjisor i filmit shqiptar si regjisor dhe promovues talentesh. Ideja ishte e tij dhe pastaj u mbështet nga Qendra Kombëtare Kinematografike shqiptare dhe Ambasada Shqiptare në Athinë. Ideja dhe buxheti u përligj më pas një prezantimi dinjitoz të kinemasë shqiptare në Europë.

java e filmit

Aktiviteti nis me filmat më të mirë të përfaqësuar edhe nga regjisorët më të mirë shqiptarë, duke filluar me Viktor Gjikën dhe Dhimitër Anagnostin e pastaj dolën në skenë regjisorë më të rinj si Gjegj Xhuvani, Kujtim Çashku. Java e filmit shqiptar ka udhëtuar nga një shtet në tjetrin përfshi Greqinë, Italinë, Rusinë, Rumaninë, etj. Një nga aktivitetet më të suksesshme të Javës së Filmit Shqiptar është zhvilluar në 2011-n në Moskë, ku u prezantua filmi “Skënderbeu”, si një bashkëprodhim i njohur shqiptaro-rus.

Java e filmit shqiptar ka prezantuar disa nga filmat shqiptarë për publikun evropian si “Nëntori i Dytë” produksion i vitit 1982, filmi “Parullat” i Gjergj Xhuvanit, “Kolonel Bunkeri” i Kujtim Çashkut, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës, “Trishtimi i zonjës Shnaider” i  Pirro Milkanit. Ndërsa për 2012-n Java e Filmit Shqiptar e pati udhëtimin në Bukuresht, ku u shfaqën disa nga prodhimet më të fundit të kinemasë shqiptare. Zakonisht java e filmit shqiptar zhvillohet në vjeshtë. Vjeshta nuk është larg. Por Ministria e Kulturës, deri më sot nuk ka premtuar buxhet për aktivitetin dhe specialistë pohojnë se “nuk ka dhënë asnjë shpresë se do të ndihmojë”.

Pra java e filmit shqiptar për vitin 2013 dështon. Të mos harrojmë se veç famës që i ka dhënë kinemasë shqiptare, aktiviteti ka qenë një nga veprimtaritë me të cilat justifikonte edhe veprimtarinë gjatë këtyre viteve Arkivi Qendror Qendror i filmit shqiptar. “Java e filmit shqiptar ka qenë një aktivitet që ka qenë shumë në vëmendje jo vetëm të të huajve, por dhe shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme në botës”, thotë ideatori i këtij aktiviteti Bujar Alimani.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë