ROME - Ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të ri të Italisë. Në seancën e sotme parlamentare, asnjë nga kandidatët e përzgjedhur nuk ka arritur të marrë votat e duhura për t’u zgjedhur në krye të shtetit, ndërsa shumë prej votave kanë qenë të bardha.
Në votimin e sotëm janë shënuar gjithsej 538 vota të bardha, dy partitë më të mëdha Forza Italia dhe Partia Demokratike e Italisë kanë votuar me fletë të bardha.
Siç u paralajmërua edhe nga vetë Kryeministri italian Matteo Renzi, Partia Demokratike e Italisë do të votojë për Presidentin e ri vetëm në raundin e katër të votimeve, i cili do të mbahet të shtunën.
Matteo Renzi ka propozuar përpara asamblesë së Partisë Demokratike emrin e Sergio Mattarellas, i cili u miratua me një zë. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Renzi arsyetoi zgjedhjen e tij duke u shprehur se ai “është njeriu i ligjit, i betejës kundër mafias dhe luftës për ideale”.
Më herët, Roberto Calderoli, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese e cilësoi Mattarelën një figurën prehistorike duke shtuar se ‘nuk do të votojë kurrë për të’. Në seancë mori pjesë edhe ish-Presidenti Giogio Napolitano i cili u dorëhoq pak ditë më parë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com